Në Sarandë sot është protestuar për të dytën ditë radhazi me moton ‘Drejtësi për Klodianin’.
Pjesë e protestuesve në qytetin jugor kanë qenë shoqëria civile, të rinjtë dhe minorenë. Ndryshe nga çfarë ndodh në Tiranë, në Sarandë protesta ka qenë paqësore në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Protestuesit ndezën qirinj dhe mbanin pankarta në duart të cilat kishin mesazhe që kërkojnë drejtë për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie.



