Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci hedhjen për konsultim të projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor, thotë se marrja e mendimit të publikut për çështje konkrete, bëhet nëpërmjet referendumit.
Duke folur për MCN Live, Beci deklaroi se të thuash që është përdorur konsultimi publik për një arsye që nuk është ligjore, duhet të kanalizohet për një lloj ligjshmëria.
Sipas tij, marrja e mendimit të publikut për çështje që janë sensitive, në internet, nuk mund të merren bazë.
Republika e Shqipërisë, është e organizuar nëpërmjet Kushtetutës dhe njeh referendumin si konsultim publik. Futja në diskutim e këtyre situatave kur vendi vjen nga një kanabizim total prej viteve 2016-2017.
Duhet të kuptojmë nga kriminologjia, çfarë i përcjellim publikut? Ai mund të arrijë në një të mesme që do i kushtojë institucioneve të vendit. Njerëzit e thjeshtë do thonë u legalizua, hajde ta mbjellim.
E shoh si një lloj provokimi të opinionit publik nëpërmjet këtij projektligji. Shoqëria që do arrijë ta mbjellë, duket se me të tëra kriteret sikur dikush është gati që i plotëson dhe është gati ta mbjellë.
Duke pasur parasysh specifikimet duket se është një kompani është marrë me këtë aktivitet në shtete të tjera dhe është gati të vijë dhe këtu. Kur po luftohet kanabizimi i vendit, duket sikur do të provokojë një lloj paqartësie për kanabizimin.
Duket sikur para viteve ‘90-tw thuhej ‘e ka thënë Zëri i Popullit dhe duhet ta bëjmë’. Do mbillen 150 hektarë të ndarë në 5-10 hektarë. Grupet kriminale e kanë kaluar këtë fushë dhe kanë kaluar te drogat e forta.
Pyetja e vetme lind a mundet një agjenci që do krijohet në bazë të këtij ligji të ketë kaq shumë forca dhe kontroll? Kjo pyetje të çon në një logjikë sa punonjës do jenë? Sa do kushtojë që të krijojë infrastrukturën.
Sa do mundet që të kontrollojë territorin pavarësisht bashkëpunimit me institucionet e tjera. Kjo super strukturë do të sjellë një rezultat i cili nuk ka qenë fitimprurës.
A jemi në gjendje të kontrollojmë këto 150 hektarë se ku do shkojë ky prodhim? Pse po hyjmë në një telash që nuk ka fitime të mëdha.



