Bregu: Paraja e pisët shërben në Shqipëri për ndërtim, 1 mln apartamente ka bllokuar SPAK në një kohë të shkurtër (VIDEO)

Bregu: Paraja e pisët shërben në Shqipëri për ndërtim, 1 mln apartamente ka bllokuar SPAK në një kohë të shkurtër (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në ‘MCN Live’ u shpreh se paratë e pista në Shqipëri shërbejnë për ndërtim deh se nuk mund të pastrohen. Ai tha se SPAK ka të drejtën që t’ja marrë kujdo apartamentet dhe se tashmë ai ka nisur dhe goditjen e krimit të organizuar. Sipas tij 1 mijë apartamente janë bllokuar nga SPAK në një kohë fare të shkurtër.

Kjo është temë interesante dhe bazohemi në ekspertizat e huaja se kanë të drejtën të studiojnë qarkullimin e parasë e kanë mënyrën për ta kontrolluar këtë sepse në sistemet e tyre gjendet lëvizja e parasë. Më interesantja për mua është Britania dhe paraja e pistë shërben në Shqipëri për ndërtim. Pra që do të thotë se Shqipëria ka një ligj anti-mafia të jashtëzakonshëm që nuk të lejon ta pastrosh përmes ndërtimit, por e përdor për të ndërtuar. SPAK mund ta mbyll rubinetin në momentin që ti del në dritaren e SPAK deri atëherë ato janë të tuat.

Dhe unë gjithmonë sjell si shembull nëse ju mbahet mend kur u vra banakierja pronari i lokalit kishte njësitë e tij që kushtonin diku te 5 mln euro, pas kësaj ngjarje u fut në hetim dhe SPAK ja sekuestroi. Në këtë formë SPAK mund t’ja marrë kujdo. Ndërtuesi ligjor s’ka asnjë faj për këtë, atij i kanë ardhur disa para dhe është detyra e shtetit ta kontrollojë se nga vjen kjo para, por asnjëherë këto apartamente nuk bëhen të pastra.

Mendohet se 2024 do të ketë një rënie akoma më të madhe, sepse rreth 110 mln euro ka sekuestruar SPAK në 2022 dhe 2023 dhe jemi vetëm në fillimet e tij, sepse deri tani është marrë me korrupsionin jo se nuk e ka hetuar por është lënë në dorë të dytë. 110 mln kam përshtypjen se janë afërsisht nja 1 mijë apartamente të bllokuara deri tani në një kohë shumë të shkurtër hetimi. Mendoj se ata që fusin paratë e pista duhet të mendohen shumë gjatë.

I pyetur nëse mbyllet rubineti i parave që vijnë nga Dubai çfarë ndodh, Bregu tha se Dubai s’ka aktivitet kriminal  aty s’ke ku i fiton paratë, atje mund të rrish. Ai tha se Aktivitetet në Dubai nuk të lë shteti atje vetëm i shpenzon paratë, është etiketë për ata që vendosen për të mos u ekstraduar, prandaj është një parajsë fiskale.

E di që për një vrasje dënohesh me vdekje në Dubai, s’ka aktivitete fare fare atje një gram drogë bën 300 euro çmimi më i lartë në botë. Por aty janë ata persona që fshihen dhe aktivitetin e tyre kriminal e kanë diku tjetër. Paratë kryesisht fitohen në Belgjikë, Holandë dhe Spanja që është futur tani. Aktivitetet në Dubai nuk të lë shteti atje vetëm i shpenzon paratë, është etiketë për ata që vendosen për të mos u ekstraduar. Ai i pranon se e di që do shpenzohen para pa fund, prandaj është parajsë fiskale Dubai, kjo është historia e Dubait. Dhe vetë Singapori sot është marrë me pastrimin e parave të pista dhe bllokon korrupsionin.

Janë këta që do ta bllokojnë vetë paranë me rritjen e intensitetit që vjen nga drejtësia, policia me rritjen e sekuestrimeve. Sot ne kemi konfiskuar miliona euro, SPAK me GJKKO, por nuk është më e thjeshtë. Do të tuten ata që do të hedhin para sepse Shqipëria po gjen mekanizma për të bllokuar paranë e pistë. Nuk mendoj se një ndërtues në Shqipëri do pranonte që x pallat është bërë i tillë. Vetëm në unazën e re kemi me mijëra apartamente që sot janë të shtetit se janë të konfiskuara. Reforma të cilët kemi qenë të gjithë dyshues erdhi në pikën që sot jemi gati.

Me ndryshimin e lidershipit të SPAK që po kërkon gjithnjë e më tepër para për shtetin, janë bllokuar të gjithë. Kjo ehte gjëja e mirë që i vjen legjislacionit shqiptar që askush nuk pastron dot paranë e pistë. Kjo është mënyra që i favorizon, prandaj ndërtuesit nuk duan ta dinë nëse është para e pistë apo e pastër. Ndërtuesi nuk shkon në proces ka marrë ca para dhe i ka vënë në punë, ata që japin paratë kanë punë. Ndërtuesit në Shqipëri nuk preken nga paraja e pistë dhe hetimet. Nëse ne ndryshojmë ligjin dhe fusim ndërtuesit atëherë është ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy