
Çështja e kontrollit ose jo të klinikave dentare, për gazetarin Andi Bushati, është gati një mision i pamundur.
Bushati vlerësoi në studion e “Të paekspozuarit ” në MCN tv, se Shqipëria është kthyer sot në një “El Dorado” të turizmit dentar ku nuk i kontrollon askush.
Të gjithë këta po ti shohësh neuo-liberalët më fanatikë në Shqipëri e kanë marrë privatizimin e sektorit dentar, që ndodhi i pari, si gjënë që shikoni se kush është mrekullia e privatizimit pra ti kur e hedh në treg shih sa mirë bëhet. Ishte koha kur shëndetësia ishte akoma ’beterr’, dhe filluan të lulëzojnë klinikat dentare.
Sot jemi në pikën kur pashë para ca ditësh një dokumentar francez se si Shqipëria është kthyer në një “El Dorado” të turizmit dentar.
Pra këtu jemi në një pikë që nëqoftëse privatizojmë gjithë sistemin siç ka ndodhur me krijimet e këtyre fasonerive dentare, ai i bëjmë mire apo keq. Po ta shohim në makro, ky privatizim agresiv, i shërben në fund qytetarit apo kthehet në një makineri rrjepëse për qytetarin. Në këtë rast, shteti duhet të jetë shumë i fortë, publiku shumë i fortë, dhe kontrolli shumë më i fortë.



