
Erand Sula, drejtor shitje dhe marketing në “Ultra C.E.P” deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Posta Shqiptare mban numrin kryesor të dërgesave për dokumentet dhe zarfet pasi postat private janë të fokusuar tek e-commerce.
Duke vijuar më tej, Sula tha se shërbimi postar ka disa problematika të cilat krijojnë dhe hapësirë për subjekte të reja që duan të bëhen pjesë e tregut.
Sipas Sulës problematika më e madhe që përballen klientët që marrin produkte nëpërmjet shërbimi postar është pagesa "Cash on Delivery", pasi konsumatorët nuk kanë besim të përdorin kartat e kreditit.
Në Shqipëri janë 35 operatorë postarë që kanë bërë deklarimin. Numri duhet të jetë 42 por disa nuk janë aktivë. Tregu pati zhvillim gjatë pandemisë që u pa si shërbim i nevojshëm nga qytetarët. Aktualisht numri është i lartë për Shqipërinë bëhen 25 mijë dërgesa për e-commerce. Por për shkak të problematikave është krijuar hapësirë e madhe ku të gjithë duan të marrin pjesë. Një problematikë është Cash on Delivery. Në të gjitha dërgesat klienti paguan kur merr pagën. Disa subjekte e kanë ofruar pagesën me kartë krediti, por konsumatori ka një lloj pasigurie kur e përdor kartën e kredit.
Gjatë pandemisë shumë subjekte e panë si treg të ri. Pati dhe persona që abuzuan dhe dërgonin produkte të gabuara. Biznesi nëse nuk ofron mënyrë tjetër Cash on deliveriy.
Shërbimi universal ka të bëjë kryesisht me zarfet, institucionet Posta shqiptare mban numrin kryesor të dërgesave pasi postat private janë të fokusuar te e-commerce. Posta shqiptare ka çmim konkurrues. Bizneset private nuk janë future te ky shërbim. Operatorët postarë ofrojmë mbulim kombëtar. Bizneset shqiptare shesin brenda vendit.
Pagat në këtë sektor janë të larta, në krahasim me punët që bëhen, pasi nuk ka punonjës, Nuk kërkohen ndonjë kualifikim. Mjafton të kesh dëshirë për punë. Janë kthyer në trend dhe persona mbi 60 vjeç, pasi s’ka asgjë që duhet të bësh, duhet të kesh zonën që do shpërndash, me pak njohuri gjeografike ia del.
Tarifa e shërbimit postar privat është 2-3 herë më e lartë se posta shqiptare. Paga fillon mbi 50 mijë lekë. Një korrier me motor që është profesioni më i kërkuar 100 mijë lekë.



