Nëse ka një armëpushim në Gaza, ne do të ndalemi pa asnjë diskutim.

Kështu tha Sheikh Naim Kassem, numri dy i Hezbollahut, për Associated Press nga Bejruti.
“Nëse lufta do të përfundojë, kjo mbështetje ushtarake nuk do të ekzistojë më”, nënvizoi Kassem, pa specifikuar megjithatë se çfarë do të ndodhte nëse Izraeli tërhiqet nga Rripi i Gazës pa shpallur zyrtarisht një armëpushim.
Ushtria izraelite bëri me dije se rreth 15 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit këtë të martë.



