Çupi: Veliaj e ka humbur karrierën politike

Çupi: Veliaj e ka humbur karrierën politike

Analisti Frrok Çupi tha në Mcn Live se kryebashkiaku i Tiranës “Erion Veliaj fatkeqësisht e ka humbur karrierën politike”. Sipas tij Erion Veliaj thjesht merr kohë, por kjo s’është pozitive dhe do t’i kushtojë. 

Padyshim që njeriu i burgosur, i dëmtuar, i sëmurë, vunerabël, tenton të gjejë një zgjidhje ndoshta edhe atje ku s’ka zgjidhje. Nëse Veliaj do kishte bërë, do kishte bërë dorëheqjen, ditën që do kishte pasur një akordancë me liderin e partisë. S’e ka bërë, s’është mëkat. Problemi është kur do zëvendësohet? Rëndesa është kjo që punët e Bashkisë së Tiranës duhen mbaruar. Mazhoranca s’ia lejon vetes të quhet e paaftë.

 

 Logjika e një të burgosuri është krejt ndryshe nga e një të liri. Me këdo ndodh, mbasi shkon në burg s’je më ai që ishte. Edhe sikur Veliaj të dënohet, është një luftë, lufta kundër korrupsionit, që mund ta harrojë edhe vet Veliajn, apo Berishën. Korrupsioni në Shqipëri është i thellë. Erioni i ngriti tonet shumë lart. Ka mësuar nga reporterët e këqij të gazetave. Rama duhet liruar nga disa veprime. Erioni thjesht merr kohë, kjo është jo pozitive, do mbahet mend, do t’i kushtojë. Edhe Rama ka nevojë për kohë. 

Duke folur mbi zhvillimet në Kuvend, Çupi tha: “Opozita ka rol zero në Kuvend. Roli joekzistent kuptohet nga mënyra se si mazhoranca kalon qeverinë për gjysmë ore. Opozita i ka dorëzuar armët, thjesht funksionon privatisht, si individ. Askush s’po merr përgjegjësinë për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. E dinë se janë të humbur dhe asnjëri s’rrezikon të lëshojë mandatin e deputetit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy