Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Deputetët me vota 78 pro, 34 kundër dhe 3 abstenime kanë vendosur që “qeveria të shkojë në shtëpi”.
Në seancën e sotme, pas një debati të gjatë Kuvendi hodhi për votim mocionin e opozitës për mosbesimin e qeverisë. Mocioni nuk do të kalonte po mos të kishte votat e deputetëve të PDK-së.
Seanca në shumicën e kohës kaloi me akuza në mes deputetëve të koalicionit PDK-LDK.
Ky mocion ka nisur nga Nisma për Kosovës, dhe është nënshkruar nga opozita, disa deputet të komuniteteve jo shumicë dhe disa deputetë të PDK-së.
/KosovaPress/



