“Administrata tatimore vepron si bandë”/ Tomorri: Të tregojë sa shqiptarë kanë llogari bankare jashtë dhe vlerën e parave (VIDEO)

“Administrata tatimore vepron si bandë”/ Tomorri: Të tregojë sa shqiptarë kanë llogari bankare jashtë dhe vlerën e parave (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se administrata tatimore në Shqipëri vepron si një bandë, duke mos dhënë llogari për mënyrën si funksionon.

Duke iu referuar një rregulloreje të nënshkruar nga Shqipëri dhe 105 vendeve të tjera, Tomorri thotë se administrata tatimore duhet të jepte informacion mbi shqiptarët që kanë llogari bankare jashtë vendit dhe vlerën e parave të tyre.

Tomorri tha se synimi i kësaj reforme ishte luftimi i evazionit fiskal dhe korrupsionit, duke e konsideruar si “çmenduri” faktin që administrata jonë tatimore fshihet pas parimit të konfidencialitetit.

Sa i takon Rindërtimit, Tomorri tha se nuk ka sens të akordohen grante 3 vjet e gjysmë pas tërmetit, duke i konsideruar këto si mekanizma të blerjes së votës me paratë e shtetit.

Shpesh vendimmarrja publike diktohet nga interesa të ngushta, qoftë edhe politike. Rindërtimi është përdorur si mekanizëm politik për të blerë vota, qoftë me riklasifikimin e dëmeve, nga DS1 në DS2, DS3 apo më tepër, qoftë me faktin që sa herë ka zgjedhje disbursohen shuma nga buxheti në përpjekje për të ndikuar votën e banorëve në prag të zgjedhjeve. Ka edhe zvarritje të tjera të natyrës burokratike. Premtimi që u dha në vitin 2019 që brenda 2020-ës 80 për qind e familjeve që kanë banesa individuale dhe që përfitonin banesa në pallat do ishin në shtëpitë e reja, para festës së Vitit të Ri, gjë nuk ndodhi. Po shkojmë 3 vjet e gjysmë, katër vjet nga tërmeti, çudia apo absurdi qëndron në faktin që ka akoma bashki që paguajnë para, grante për qytetarët. Ishte bashkia e Krujës para zgjedhjeve 14 maj, ka disbursuar miliona euro për banorët, në një mekanizëm të pastër të blerjes së votës me paratë e shtetit. Nuk ka sens të akordohen grante 3 vjet e gjysmë pasi tërmeti ka ndodhur”.

Lidhur me ligjin e nënshkruar nga Shqipëria, ku përfshihen 105 vende, për shkëmbim informacioni të administratave tatimore, Tomorri thotë:

Ka një fenomen që ndodh shpesh në administratën tatimore. Fenomeni i fshehjes pas arsyes banale të konfidencialitetit. Nëse një gazetar apo një qytetar kërkon një informacion, do marrë përgjigjen që s’e vëmë në dispozicion sepse është çështje konfidencialiteti. Në SHBA është zgjidhur me një ligj të thjeshtë, që nëse u përket 4 kompanive, s’është më çështje konfidencialiteti. Sepse janë shumë aktorë dhe nuk identifikohen. Ligji për shkëmbimin automatik të informacioneve financiare është reformë e ndërmarrë nga vendet më të fuqishme të botës dhe është një rregullore apo traktat ndërkombëtar, i miratuar nga 105 vende të botës.

Shqipëria e miratoi me ligj në janar të 2020-ës. Nga viti 2020 e më pas administrata tatimore është e detyruar t’u përcjellë administratave tatimore të vendeve të tjera informacione të përvitshme për shtetasit e këtyre vendeve që kanë llogari bankare në Shqipëri. E njëjta gjë vlen për administratat e 105 vendeve që kanë nënshkruar traktatin. Duhet të sjellin informacion për shqiptarët që kanë llogari në vendin e tyre. Synimi i reformës është luftimi i evazionit fiskal dhe korrupsionit. Shpesh zyrtarë të korruptuar dhe kompani që bëjnë evazion i çojnë paratë jashtë shtetit. Administrata Tatimore duke patur këtë informacion bën kryqëzimin e të dhënave. Teorikisht Administrata Tatimore për 3 vjet ka marrë informacion për shqiptarët që kanë llogari bankare jashtë shtetit. Duhet të bënte publike faktet sa shqiptarë kanë llogari nëpër botë, dhe sa është vlera e parave që rezidentët shqiptarë kanë nëpër bankat e botës. Administrata Tatimore fshihet pas konfidencialitetit. Këto janë të dhëna që s’i ka as parlamenti as ato degë të ekzekutivit që merren me politikën fiskale. Është një çmenduri! Shkelje e konfidencialitet është nëse Administrata Tatimore thotë që Klodi ka 1 mln euro në Francë apo Itali. Por për sa kohë që jemi në kuadrin e statistikave në interes të publikut, duhet të bëhen publike. Nëse bëhet fjalë për mijëra qytetarë ku qëndron konfidencialiteti?! Këto statistika që janë shumë të vlefshme kanë mbetur vetëm si një gjyle në dorën e administratës tatimore, që s’i jep llogari askujt. Duhet të kishte bërë publike sa shkelje ka zbuluar për shkak të këtij informacioni apo për shkak të kësaj reforme”.

I ndalur te amnistia fiskale, Tomorri thotë se nuk e dimë ende nëse kjo nismë ka rënë totalisht. Ai shton se ka një lojë “tërhiq e mos këput nga qeveria”, dhe gjithçka varet në vullnetin e Ramës.

Qeveria i ka të dhënat sepse kur i kanë Tatimet i ka edhe qeveria. Jo më kot dolëm në këtë draft, i cili edhe pse kundërshtohet nga të gjithë ndërkombëtarët, saqë ka arritur deri aty BE dhe FMN që nëse bëni këtë do keni pasoja jo të vogla. Duke nënkuptuar që mund të krijohen probleme edhe për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Duket se ka një lojë tërhiq e mos këput nga qeveria. Duket sikur tërhiqet nga ligji dhe në një kohë tjetër e rihedh idenë e amnistisë fiskale. Çështja e fshehjes së parave jashtë mbetet thelbësore dhe do të duhej të gjente zgjidhje nga kjo reformë dhe ky ligj. Por gjithë ky informacion ka mbetur si një gjyle në dorën e administratës tatimore, e cila duke mos dhënë llogari askund funksionon mirëfilltazi si një bandë. Në këto zgjedhje drejtues të lartë të administratës tatimore u panë në fushatë. Nuk e dimë asnjëherë nëse ka rënë përfundimisht. Kjo është çështje e vullnetit të kryeministrit. S’e dimë çfarë ka ndërmend z.Rama. Nga deklarimet publike ai ka thënë që s’do tërhiqem. Por deri tani s’ka hapa dhe lëvizje konkrete drejt miratimit të pr.ligjit dhe kthimit në ligj”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy