Vendimi i gjykatës, Daci: Nuk legjitimohet ndalesa e emigrantëve jashtë BE-së. Në kuptimin juridik marrëveshja Rama-Meloni nuk ka rënë

Vendimi i gjykatës, Daci: Nuk legjitimohet ndalesa e emigrantëve jashtë BE-së. Në kuptimin juridik marrëveshja Rama-Meloni nuk ka rënë

Politologu Alban Daci tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Gjykata e Romës me vendimin e saj për çështjen e deportimit të emigrantëve në Gjadër të Lezhës nuk legjitimon ndalet e tyre jashtë territorit të BE-së.

Daci tha se në kuptimin juridik marrëveshja Meloni-Rama nuk bie.

Gjykata Europiane ka bërë interpretimin në lidhje me vendet e sigurta dhe vendet e pasigurta  dhe ka thënë që nuk mund të ketë vende pjesërisht të sigurta dhe pjesërisht të pasigurta. Një vend ose është i sigurtë, ose është i pasigurtë.

Dhe nëse një vend është i pasigurtë të gjithë emigrantët që kapen në ujërat ndërkombëtare, duke llogaritur që një % e vogël kapet aty se një pjesë e konsiderueshme arrin në brigjet italiane, nuk mund të dërgohet në një vend tjetër jashtë BE-së. Në këtë rast e kanë quajtur eksterritorialitet Shqipërinë, Gjadrin por e kanë quajtur territor shqiptar vendin e ndalimit.

Nuk është refuzuar e drejta për azil, por nuk është legjitimuar ndalesa e tyre jashtë BE dhe jashtë territorit italian. Kanë mundësi që brenda 14 ditësh pasi të vijnë në Itali të kërkojnë të drejtën e azilit

Marrëveshja Meloni-Rama në kuptimin juridik nuk bie, por në kuptimin faktik nëse do të vazhdojë kështu është e rëndë. Pse? Sepse pjesa më e madhe e emigrantëve që vijnë në Itali dhe shpenzimet e mëdha që janë bërë për qendrat në Shqipëri, vijnë emigrantë nga vende të pasigurta do të thotë që nuk mund të shkojnë më në Shqipëri, ato pak emigrantë që vijnë nga vende të sigurta mund të vijnë në Shqipëri por kjo është pothuajse një numër i papërfillshëm. Pjesa më e madhe e klandestinëve që vijnë në brigjet italiane janë nga vende të pasigurta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy