
Platforma e prezantuar nga kryetari i GP të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për bashkimin dhe kthimin e demokratëve në një, sipas deputetes së PD-së, Sorina Koti është nul.
Përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, Koti u shpreh se kjo platformë nuk ka asnjë vlerë për të ndërprerë organizimin e brendshëm të PD-së.
Deputetët nuk e kanë në statut se janë organ vendimmarrës te degët ose kryesia e PD-së, vendimmarrës është kryetari, këshilli dhe kuvendi, kështu që përderisa ne kemi një grup kolegjial, dhe përbehet duke u deleguar nëpër degët përkatëse që kanë, ky nuk është organi që mund të marrë vendime se çfarë do të ndodh në procesin zgjedhor.
Të 312 deputetët duhet të saktësojnë se a janë bërë pjesë e rithemelimit, një pjesë kanë qëndruar neutral.
Kjo platformë e Aliabej sipas statutit të PD-së, është nul dhe nuk ka asnjë vlerë për të ndërprerë procesin e organizimit të brendshëm, nëse ata janë ofruar ose jo, është zgjedhje personale



