
Norvegjia duhet të ndalojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid, thotë instituti i shëndetit publik të vendit.
Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që ndaloi vaksinën për shkak të lidhjeve me mpiksjen e gjakut.
Si Organizata Botërore e Shëndetësisë ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj.
"Tani ka shumë më shumë informacion për lidhjen mes vaksinës AstraZeneca dhe incidenteve të rralla dhe serioze të trombociteve të ulëta, mpiksjes së gjakut dhe gjakderdhjes sesa kur Norvegjia zgjodhi të përdorë më tej vaksinën AstraZeneca”, tha Geir Bukholm, drejtor i kontrollit të infeksionit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Norvegjisë.
"Bazuar në këtë informacion ne kemi arritur në një rekomandim që vaksina AstraZeneca të hiqet nga programi i vaksinimit në Norvegji”, shton më tej ai.



