Berisha homazhe me familjarët e Azem Hajdarit: Djali zemërluan që ndau historinë e shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët

Berisha homazhe me familjarët e Azem Hajdarit: Djali zemërluan që ndau historinë e shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nga sheshi i Qytetit Studenti, nga ku filluan protestat e dhjetorit 1990, ka zhvilluar sot homazhe në bustin e ngritur në nder të Azem Hajdarit.

Ai ka vendosur kurorë me lule dhe është përulur para bustit të Azem Hajdarit.

Në homazhe Sali Berisha ishte i shoqëruar nga djali dhe gruaja e Azem Hajdarit.

Ky i fundit për Berishën ishte “djali zemër luan, i cili ndau epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisinë këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90.

Betejat e Dhjetorit ishin të pabarabarta. Në një anë studentët, të armatosur vetëm me guximin e tyre, vizionin dhe idealet dhe në anën tjetër tanket dhe terrori i policisë sekrete shqiptare. Këtu nisi beteja që më pas do të shndërrohej në një uragan dhe që më pas do të ngrinte strukturat e PD-së” tha Berisha.

Sipas tij, idealet e rinisë u shndërruan në eliksirin e përpjekjes së Partisë Demokratike për të ndërtuar në Shqipërinë reformat demokratike dhe për të hapur ekonominë e tregut.

„Miqtë e mi, në tre dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin e vështirësitë, shënoi ndryshime në drejtimin e PD, të qeverisë së saj sa asnjë vend tjetër në Evropë dhe më gjerë.

PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013 dhe doli në opozitë. Në pushtet erdhën ata që u përmbysën me votën e lirë në 22 mars të 1992. Natyrisht bijtë e tyre. Erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të 90, sapo filloi lëvizja studentore ja mbarthi në Korfuz e u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite, ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij, çbëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha të njëpasnjëshme jetësore të shqiptarëve.

Në këto 8 vite, koha jo vetëm që ndaloi në shumë aspekte por bëri edhe prapakthehu. Në këto 8 vite, PD, demokratët dhe demokratet në mbarë Shqipërinë derdhën lumenj djerse, sakrificash, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në humbjen tjetër. Absolutisht jo për shkak të tyre por krejtësisht për shkak të njeriut që pas 8 vitesh meriton të quhet as më pak e as më shumë se “Lulzim boshi” apo peng kryetari.
Në këto 8 vite, shqiptarët u larguan nga Shqipëria njëlloj si në vitin 1991. Regjimi në pushtet vriste shpresën cdo sekondë minutë orë e ditë.

Me guximin e tyre të hekurt, studentët e mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët, ia dolën të mposhtin diktaturën komuniste dhe të vendosin pluralizmin politik”, u shpreh ai.

Djali i Azem Hajdarit, i cili ka trashëguar emrin e të atit, u shpreh se përballë krizës ku ndodhet vendi, shpreson që kjo ditë dhe babai i tij të jetë frymëzim për ta bërë Shqipërinë më të denjë.

Ju falënderoj që keni ardhur këtu dhe falënderoj zotin që ekziston një shpirt i një njeriu të tillë që të luftojë për të drejtën dhe të mirën e njeriut. Kjo ditë në memorien time ka qenë si një ditë përrallore për nga madhështia e guximit dhe e mirësisë madhështore të atyre njerëzve që luftuan për liri, demokraci dhe të mirën e kombit tonë.

Kjo përrallë që unë e kam dëgjuar aq shumë herë dhe çdo herë është bërë më bukur kuptoj se ishte reale dhe këta njerëz që luftuan ishin mes nesh. Luftuan komunizmin me mirësinë dhe idealet e tyre.

Dua t’ju them që shpresoj që kjo ditë, babai im të jetë një frymëzim për të gjithë ne për ta kthyer Shqipërinë më të denjë dhe nuk e mendoja që do të vinte kjo ditë që do të mblidheshin njerëzit sërish kështu.

Mendoja se ishte diçka e së shkuarës. Por kur shikon që kombi jot, shteti jot është në krizë absolutisht që kjo ditë do të vinte dhe këta njerëz do të ngriheshin përsëri. E shfrytëzoj këtë rast për të thënë shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë dhe të shmangin të gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi. Ju falënderoj të gjithëve” tha Hajdari.

Ndërkohë Berisha dhe Basha kanë zgjedhur të festojnë të ndarë këtë ditë.

Një orë para Berishës, Basha mblodhi demokratët në ambientet e Air Turbina, ku i ulur në vendin e publikut dëgjoi studentët e Dhjetorit 1990 si nderim për veprën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy