Meta: Rikandidimi im për kryetar të LSI-së, për të ngritur partinë në një stad të ri

Meta: Rikandidimi im për kryetar të LSI-së, për të ngritur partinë në një stad të ri

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvillloi sot një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore të Durrësit, ku u shpërndanë edhe 300 karta të reja anëtarësimi. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Meta tha se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të tyre dhe se për ta bërë këtë duhen përfshirë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje të rinjtë.

“Besoj se të gjithë jemi dakord se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve. Dhe që të ecë me këtë hap dhe këtë ritëm, padiskutim këtë mund ta realizojmë vetëm duke i përfshirë të rinjtë gjithnjë e më shumë në mënyrë thelbësore në vendimmarrje. Këtë punë po e bën shumë mirë LRI-ja dhe për realizimin e këtij projekti ju keni mbështetjen time më të plotë”, tha kreu i LSI-së.

Duke folur për zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, që mbahen më 6 nëntor, Meta tha se synon një mandat të ri në krye të kësaj force politike për të ngritur LSI-në në një stad më cilësor e përfaqësues.

“Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy