Hamami i Durrësit, monument i kategorisë I, është inauguruar, 2 vite pasi i ishte nënshtruar restaurimit, me një fond më vlerë 32 milionë lekë.

Arkeologu Jani Koçillari tha në një lidhje me Skype se hamami është një tregues i një qytetërimi të zhvilluar, një ruajtje e traditës romake dhe ripërshtatje për nevojat e qytetarëve edhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

Ky hamam është i vogël. Është përdorur nga qytetarët e Durrësit pas vitit 1501. Ndodhet pranë bulevardit Epidamn. Rëndësia e tij është se lidhet me xhaminë. Hamami ishte për momentet e lutjes, për pastërtinë. Kur erdhi Perandoria Osmane, për të ruajtur këtë traditë romake. Ishte një vend ku njerëzit edhe takoheshin, flisnin me njëri-tjetrin.

Përfaqëson një qytetërim të zhvilluar. Hamamet tregojnë pasuri që e kanë pasur qytetet e Shqipërisë gjatë Perandorisë Osmane. Po flasim për kohën pas mesjetës dhe kjo tregon një element të qytetërimit. Ka pasur Durrësi, Berati, Vlora, Shkodra, Kruja. Është element tipik i arkeologjisë osmane. Është një shërbim në dispozicion për të gjithë qytetarët që tregon se është ruajtur tradita romake.

Koçillari tha më tej se gërmimet e pastudiuara kanë nxjerrë në dritë vetëm një pjesë të asaj që mendohet se ka qenë Durrësi i dikurshëm.

Kemi torren Veneciane, Amfiteatrin. Nuk janë kryer gërmime të mirëfillta, por gërmime shpëtimi. Është bërë një ndërtim, është ndjekur ligji. Është parë se çfarë ka qenë më përpara dhe është njoftuar. Sot urbanizimi i Durrësit nuk lejon të bëhen gërmime të reja. Me shumë mundësi mund të identifikohen edhe struktura të reja në zona të tjera.