Dyshimet për tjetërsim pronash, Jorgo Goro në gjykatë (VIDEO)

Dyshimet për tjetërsim pronash, Jorgo Goro në gjykatë (VIDEO)

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, lidhur me hetimet ku dyshohet të jetë i përfshirë në “tjetërsim pronash”.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije:

Gjykata ka administruar kërkesën për caktimin e një mase sigurie ndaj 5 personave të dyshuar, mes të cilëve Jorgo Goro, kryebashkiak i Himarës, për shtetasin Bilbil Aliaj, ish-kreu i Kadastrës, Vezir Gjikoka jurist i Kadastrës Vlorë dhe drejtori në Bashkinë Himarë, Jerasimo Bashi. Për Stavri Mëhillin, i cili është një person në kërkim dhe përfitues i sipërfaqes masa e sigurisë ‘arrest në qeli’ ende s’është ekzekutuar. Gjithçka ka ndodhur i përket kallëzimit të Fredi Belerit. Interesimi i MCN Live në gjykatë është që kjo seancë do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa Jorgo Goro ka preferuar të heshtë. Nëpërmjet avokatit Sokol Hazizaj, ai do kërkojë heqjen e masës arrestit në qeli. A mund të ketë të tjera masa sigurie? Prokuroria e Posaçme interesit të MCN Live i është përgjigjur se ky hetim vazhdon të jetë i hapur. Deri në këto momente nuk janë gjetur elemente të veprës penale që mund ta përfshijnë z.Gaçi, prandaj është mbyllur me këta persona. Pritet që politika të ndërhyjë pasi Bashkia e Himarës është në pamundësi juridike drejtime. Do duhet ndërhyrja e qeverisë për shkarkimin e Jorgo Goros. Kujtojmë që standard-i i fundit i ndjekur është shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i prefektes së Fierit, sapo u mor në hetim nga SPAK. Në këto momente është radha e Jorgo Goros”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy