3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë/ Hoxha: Vrasjet, bashkë me nisjen e vjeljes së kanabisit

3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë/ Hoxha: Vrasjet, bashkë me nisjen e vjeljes së kanabisit

3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin gjatë ditëve të fundit.

Lidhur me këtë fakt, gazetari Artan Hoxha, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, tha se vrasjet rëndom nisin përgjatë sezonit të vjeljes së kanabisit, për çka edhe kërkohen hesape mes grupeve kriminale.

Ishin tre ngjarje të menjëhershme, vendi dukej se ka pasur qetësi dhe sapo ndodhi vrasja e parë e shoqëruar me dy të tjera, tregoj që në vend mund të eskalojë situata në terrenet me kanabis.

Duke qenë se Shkodra është zona kampion për sasi të mëdha të kultivuara të kanabisit, në këtë periudhë të vitit, është koha kur fillon vjelja e kanabisit, dhe këtu fillon edhe larja e hesapeve mes grupeve.

Personat që janë goditur  janë ata që kanë historik për çështjen e kanabisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy