Harrojeni shpëtimin e planetit, le të shpëtojmë fillimisht Gretën

Harrojeni shpëtimin e planetit, le të shpëtojmë fillimisht Gretën

Brendan O’Neill

Çdo të rrituri që e përshëndeti fjalimin e Greta Thunberg para Kombeve të Bashkuara duhet t’i vijë turp për veten. Shpërthimi i saj emocional ishte një spektakël thellësisht shqetësues. Ai nxori para nesh një grua të re, një vajzë, në thelb, e cila është në buzë të terrorit, të tronditjes së besimit se, jetës, ashtu siç ne e njohim, po i vjen fundi. Nuk mund të kishte provë më të fortë për atë që, ideologjia e gjelbër po e mashtron seriozisht gjeneratën e ardhshme duke i pompuar ata me frikë dhe panik dhe me besimin se fundi i botës është afër. Nuk është planeti që ka nevojë për shpëtohet - është Greta. Ajo duhet të shpëtohet nga kulti i vdekjes së eko-alarmizmit.

Ishte një pamje vërtet e trishtuar. Greta, 16 vjeç, foli përmes lotëve. Dhe lotët e saj ishin të kuptueshëm duke marrë parasysh që ajo beson se jeta në Tokë po kërcënohet nga babëzia e njerëzimit. Ajo qortoi krerët e shteteve të mbledhur në OKB. "Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time ... Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosisteme të tëra po shemben. Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka për të cilën ju flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni?”. Me secilën prej këtyre fjalëve, me çdo parashikim për fundin e botës, zëri i saj dridhej dhe emocionet ishin jashtë kontrollit. Ishte një shkrirje publike. Dhe sigurisht që politikanët e duartrokitën atë - në mënyrë perverse, ata nuk duan asgjë më shumë sesa një vajzë të çoroditur që u thotë se sa të tmerrshëm janë.

Kush ia bëri këtë Gretës? Kush e shndërroi një nxënëse 16-vjeçare të zgjuar dhe kurioze në një profete tmerri, në një grua të re që pranon se ndihet e terrorizuar dhe beson se Toka është në flakë? Të rriturit e bënë këtë. Elitat arsimore, politike dhe kulturore të infektuara me filozofinë e gjelbër. Njerëzit, të cilët kanë vite që i ushqejnë fëmijët me frikën ekologjike, e bënë këtë. Idetë e tyre laike për fundin e botës, ekzagjerimi i tyre i vullnetshëm i çdo problemi me të cilin përballet njerëzimi, rreshtimi i tyre krah politikës së frikës në përpjekje për t’i detyruar njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre të gabuar dhe në dëm të mjedisit - të gjitha këto kanë bindur shumë të rinj se e ardhmja është e errët, njerëzimi është i dënuar dhe nuk ka asnjë kuptim të shkosh në shkollë, aq më pak të planifikosh jetën, sepse të gjithë do të vdesim së shpejti. Ata ia bënë këtë Gretës, dhe të tjerëve, dhe kjo është e pafalshme.

Shkalla në të cilën të rriturit i kanë indoktrinuar fëmijët me frikë eko-nihiliste u bë e qartë në fjalët e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Kur hapi Samitin e OKB-së për Aksionin e Klimës, në të cilin Greta bëri fjalimin e saj të emocionuar dhe tragjik, ai tha: "Natyra është e zemëruar". Ç’është kjo bestytni? Ajo është pozitivisht paramoderne. Ky antropomorfizim i natyrës është thelbësor për këndvështrimin atyre që ngrenë alarmin për klimën. Ai paraqet gjithçka, nga zjarret në pyje deri te përmbytjet, si ndëshkim për mëkatet e njerëzimit, si hakmarrje e natyrës ndaj njeriut dhe ‘përrallave tona të rritjes së përjetshme ekonomike’, siç i përshkruan Greta. Në kohërat biblike, moti ekstrem dhe sëmundjet shiheshin si ndëshkimi i Zotit ndaj sjelljes mëkatare të qenieve njerëzore; tani dëgjojmë të flasim për "motin e shkatërrimit në masë" dhe eventet e “natyrës së zemëruar”, që me sa duket janë ndëshkimi i Gaia-s për ne për kryerjen e mëkatit të rritjes ekonomike. Fjalët ndryshojnë, por prapambetja dhe histeria janë jashtëzakonisht të ngjashme.

Greta Thunberg është e admirueshme në disa mënyra. Ajo është e zgjuar dhe e artikuluar. Por tani është e qartë që ajo po shfrytëzohet. Ajo po nxitet në ballë të lëvizjes më të frikshme dhe bestytnike të kohërave tona. Ajo është shndërruar në zëdhënësen kryesore të “ditës së gjykimit”, një fallxhore e tmerreve që njerëzimi gjoja do t’i sjellë vetes. Qëllimi duket se është ta bëjë ambientalizmin një ideologji të padiskutueshme, të paprekshme. Shikoni se si dikush që ngre madje edhe kritikën më të vogël për eko-marrëzitë tani do të pyetet: 'Si guxoni të kritikoni Gretën dhe fëmijët e tjerë të guximshëm që flasin për klimën?' Këta fëmijë po përdoren si mburoja morale nga të rriturit për të mbrojtur gjithnjë e më shumë politikat e ambientalizmit, nga marrja në pyetje dhe kritikat. Është marramendëse në cinizmin e saj.

Dhe është shkatërrimtare gjithashtu. Shkatërruese për debatin publik, shkatërruese për diskutimin kritik dhe shkatërruese për fëmijët që po tërhiqen në këtë botëkuptim të tmerrshëm, në këtë këndvështrim mizerabël për të luajtur rolin e një ushtrie skenike për humbjen e besimit të shoqërisë te njerëzimi dhe rritja ekonomike. Mjaft! Çlirojeni Gretën! Jepini fund instruktimit të saj me kultin e frikës dhe lëreni t’u kthehet mësimev e të bëjë një jetë normale si të gjithë të rinjtë. Nëse me të vërtetë duhet një fëmijë që flet në OKB, pse të mos jetë ai një adoleshent nga Afrika ose India që beson se rritja ekonomike nuk është një përrallë por absolutisht thelbësore për çlirimin e tyre nga varfëria? Të gjithë kemi dëgjuar më shumë se sa duhet nga perëndimorët e klasës së mesme që mendojnë se rritja ekonomike është “oh, kaq e tmerrshme”. Le ta dëgjojmë këtë nga dikush në miliarda njerëzit e botës, të cilët nuk pajtohen thellësisht me këto gjepura pesimiste, antihumane dhe perëndimore. / Spiked / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy