Kabineti politik dhe i sigurisë miratoi të dielën në mbrëmje zgjerimin e ofensivës izraelite në Gaza, e cila do të përfshijë pushtimin e Rripit të Gazës dhe promovimin e largimit vullnetar të banorëve të Gazës nga territori palestinez. <p><a href="https://www.fibank.al/individe/kredi/kredi-konsumatore/kredi-konsumatore-premium" rel="noopener noreferrer" target="_blank"><img alt="Fibank" height="100" loading="lazy" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fibankv1.gif" width="300" /> </a></p> Kështu bëri me dije këtë të hënë një burim zyrtar izraelit. "Plani do të përfshijë, ndër të tjera, pushtimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e territoreve në Rripin e Gazës”, tha burimi në një deklaratë. Benjamin Netanyahu deklaroi gjithashtu gjatë takimit se ai vazhdon të promovojë planin e Trump që synon të lejojë largimin vullnetar të banorëve të Gazës dhe se negociatat mbi këtë temë po vazhdojnë ", sipas të njëjtit burim. Ky projekt kishte shkaktuar një protestë ndërkombëtare.



