Veliaj kthehet nga SHBA më 17 janar, MCN TV siguron biletën (FOTO)

Veliaj kthehet nga SHBA më 17 janar, MCN TV siguron biletën (FOTO)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të kthehet nga SHBA në Shqipëri më 17 janar.

MCN TV ka siguruar një foto të biletës vajtje-ardhje të kryebashkiakut, ku kthimi në Aeroportin e Rinasit është më 17 janar 2025, ora 18:00.

Në një reagim publik ndaj kryedemokratit Berisha, Veliaj tha se do të kthehet nga Uashingtoni pas dy ditësh, por me sa duket qëndrimi në SHBA do të zgjasë afro 20 ditë. 

Drupal Ad

"Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh", do të shprehej në një postim në rrjetet sociale Veliaj, duke shtuar "do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua".

Ai hodhi poshtë akuzat se kjo ishte një tenetavië për arratisje. 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se ekzistojnë të dhëna konkrete për të paktën 4 vepra penale në lidhje me hetimin pasuror ndaj familjes "Veliaj". Hetimet e prokuorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado janë fokusuar te dyshimet se kryebashkiaku ka konsumuar elementë të veprës penale, duke përfituar përmes bizneseve të lidhura me familjarët e tij dhe biznesmenin Elman Abule. 

Po gjatë këtij muaji, gjykata ka sekuestruar telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ka ushtruar kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Pjesë e hetimeve ka qenë edhe kontrolli në një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Abule.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy