Pilku: Fondi i miratuar për bujqësinë nuk mjafton. Subvencionet janë lëmoshë (VIDEO)

Pilku: Fondi i miratuar për bujqësinë nuk mjafton. Subvencionet janë lëmoshë (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, fondin prej 3.3 miliardë lekësh për bujqësinë e vlerëson pozitivisht, duke thënë se do të ketë edhe shtesa në këtë fond, ashtu siç ka ndodhur çdo vit, pasi ky është vetëm fondi fillestar.

Por nga studion e MCN Live, ai ngriti pikëpyetje nëse ky fond është i mjaftueshëm, pasi kërkesa është më e lartë.

Fermerët janë ndërgjegjësuar më shumë, kanë shkuar rreth 85 mijë fermerë të regjistruar me NIPT dhe ky është numër shumë i lartë dhe pozitiv.

Përkon me atë që themi, kemi 350 mijë ferma bujqësore. Këtij regjistrimi duhet ti shkojmë me një buxhet të caktuar.  

Kur kemi thënë 350 mijë ferma në vitin 1993 kemi pasur parasysh regjistrimin në bazë të ndarjes së tokës bujqësore, 7501. Katër veta në familje jemi në 85 mijë.

Kam thënë se do të kërkojnë një fond më të madh. Nuk është fond i mjaftueshëm.

A janë skemat të studiuara dhe do na rrisin performancën në bujqësi, rritjen e prodhimit, kjo është pjesë e diskutimit që duhet të kemi.

Për blegtorinë kemi një situatë që e pranojnë të gjithë dhe ministria, çështja është më teknike, e lëmë dhe buxhetin se ky është.

A është ndërtuar mirë ky 30 milionë euro ashtu siç duhet që të ketë përfitueshmëri më të lartë?

Sipas tij, ka pasur mundësi më të mira për të hyrë më lartë për të diskutuar dhe se VKM është afërsisht e njëjtë me atë të vitit 2022.

Unë si ekspert jam pak kundra subvencioneve. Subvencionet e tilla më tepër janë mbijetesë për fermerët, janë një lëmoshë se sa para të dhëna për ta bërë një biznes të qëndrueshëm.

Unë e shoh pak më thellë, nëse ekspertët që e kanë hartuar mund të ishin më pak kreativë, edhe me 30 milionë euro mund të kishin bërë gjëra më të mira, së paku për blegtorinë.

Nuk ka rënë vetëm numri i krerëve, por kemi rendimentin më të ulët në Europë lidhur me prodhimtarinë e qumështit.

Ne jemi as sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian dhe për këtë arsye kush do ishte një skemë e mirë për fermerët, në vend të lëmoshës.

Për inseminimin artificial, shteti ka gjithë infrastrukturën të sjellë material biologjik në nivel të lartë dhe t’ua afrojë për 2-3 vite fermerëve në formë subvencioni, i ka të gjitha mundësitë.

Përmirësimi racor është shumë themelor ose subvencionimi i lopëve racë. Më mirë jepi fermerit 3 mijë euro për lopë racore.

Universitetin Bujqësor vazhdoj ta shikoj çuditshëm, e pranoj që mund të përfshihet për të trajnuar fermerët për teknikat e reja në bujqësi.

Ne kemi akademikët më të mirë në qendrat e teknologjisë për gjithë aktivitetet bujqësore.

Pse nuk i përfshijmë këta akademikë që janë buxhetorë, kur i kemi këta profesorë, doktorë që paguhet për kërkim shkencor.

Nuk shikoj një sinkron të institucioneve shtetërore. Paratë e Universitetit Bujqësor shkojnë për trajnime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy