Soko: Shantazhi i administratës, shkelje e ligjit dhe të drejtave të njeriut. Provat do t’ia dorëzojmë SPAK-ut  (VIDEO)

Soko: Shantazhi i administratës, shkelje e ligjit dhe të drejtave të njeriut. Provat do t’ia dorëzojmë SPAK-ut (VIDEO)

Pano Soko nga Nisma Thurje, e konsideroi jo vetëm shkelje të ligjit, por edhe shkelje të të drejtave të njeriut, shantazhimin me vendin e punës apo bukën e gojës të punonjësve të administratës publike që nuk sigurojnë vota për PS-në. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Soko tha që po grumbullohen të dhëna në të gjitha qarqet për shkeljet ligjore të institucioneve shtetërore dhe do t’i dorëzohen prokurorëve të SPAK-ut në secilin qark. Soko shton se do të zhvillohet një takim me Task Forcën e SPAK-ut për zgjedhjet për këtë çështje.

“Nuk është vetëm për diasporën, kjo çështja e të dhënave personale të përdorura, ka qenë që nga sistemi i patronazhimit. PS duket se ka shkuar një hap më tej, në shkeljen e vazhdueshme të ligjit. PS dhe Rama po vendosin të përdorin administratën publike, duke i shantazhuar, për t’u siguruar emra, të afërmish, me kërcënimin që nëse nuk arrijnë targetin, 5 emri, 10 emra, duke i kërcënuar me largim nga puna, apo masa të tjera.

Kjo s’është vetëm e paligjshme, e pamoralshme, por anti-njerëzore. T’i kërcënosh me bukën e gojës pjesëtarët e administratës publike, një vend që aspiron të integrohet në BE! Nëse ka një shkelje më flagrante, jo thjesht të ligjit, por të drejtave të njeriut. Ta bëjë nomenklatura shtetërore, drejtori i ndërmarrjes, shefi i sektorit, deri te kryeministri, unë nuk e di!

Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet po evidentojmë çdo rast, duke e dokumentuar, duke hulumtuar për të gjetur provat dhe përgjegjësit, për agjencitë, drejtoritë, institucionet shtetërore, që shantazojnë punonjësin e administratës publike, me heqje nga puna, apo masa të tjera, nëse nuk sigurojnë një sasi të caktuar vota.

Po diskutojmë të realizojmë një takim me Task Forcën e SPAK-ut për t’u paraqitur të dhënat. Ne kemi të dhëna nga OSHEE, spitalet, DPSHTRR, ministritë, agjencitë që varen nga ministritë dhe në të gjitha qarqet. Po ushtrohet presion i drejtpërdrejtë. Të gjitha të dhënat do komunikojmë me prokurorin përkatës të SPAK-ut në qarkun e caktuar, dhe t’ia komunikojmë”.

Soko theksoi se SPAK-u do vihet në lëvizje, si lokomotiva e këtij procesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy