Marin Suli, Sekretar i Omonia, në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama sot në Athinë ku është takuar me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.
Ai tha se Rama kërkon të provokojë me vizitën e tij në Athinë, ndërsa theksoi se ka marrë me vete dhe gjysmën e administratës. Sipas tij Rama ‘varrosi’ zgjedhjet në Himarë, por shpreson që marrëdhëniet me Greqinë të rregullohen sa më parë.
Përveçse ishte një takim me PS në Athinë, mendoj se ju dha për provokimin që bën Rama, u përpoq të shkonte si triumfator ditën që ai kërkoi të varroste zgjedhjet e Himarës. Rama shkon të ndërhyjë në fushatë asgjë më tepër se kaq.
Nuk ka asgjë të pazakontë përveç provokimit që do të bëjë Rama. Po ta kishte bërë më parë asgjë, atë se ka ndaluar askush të shkojë të takojë diasporën, ai shkoi të bëjë takim elektoral ka marrë me vete dhe gjysmën e administratës.
Nuk e di cilat ishin qëllimet përveç provokimit, pasi takimet zyrtare bëhen të dakorduara mes palëve dhe jo kur do Rama dhe Spiropali.
I pyetur nëse gjykon se raportet kanë hyrë në një binar krize që do të dojë kohë të zgjidhet, Suli tha se shpreson në një rregullim sa më të shpejtë të marrëdhënieve.
Uroj që marrëdhëniet të rregullohen një orë e më parë sepse nuk ka pse të kemi asnjë konflikt mes dy vendeve. Duhet të kthejmë sa më parë shtetin demokrat dhe kjo është në dorë të Ramës.
Sigurisht që ka krizë mes dy vendeve dhe ajo është mes një vendi pjesë të Bashkimit Europian dhe një tjetër vendi që aspiron të anëtarësohet sa më shpejtë.



