Forumi rajonal Ekonomik/ Vuçiç: Nga 1 janar 2023 nuk do të kemi më kufij mes vendeve tona në Ballkan

Forumi rajonal Ekonomik/ Vuçiç: Nga 1 janar 2023 nuk do të kemi më kufij mes vendeve tona në Ballkan

“Ballkani i Hapur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet sot në Shkup. Pjesë e këtij paneli janë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me rreth 300 kompani nga rajoni.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur në fjalën e tij nga ky forum ashtu sikurse edhe krymeministri maqedonas Zoran Zaev se nga 1 janar 2023 nuk do të kemi më kufij në vendet tona dhe nuk do të ndalohet më askush në kufij.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur, i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë! Mendoj se Zoran i përfshiu të gjitha në emrin e secilit nga ne. Kur e nisëm këtë iniciativë të gjithë ne, përkatësisht secilit nga ne na u duk se është diçka e mirë për të ardhmen dhe se do ndryshojë gjërat në Ballkan. Shumë lehtë i gjenim mangësi nj-tj dhe gjenim arsye për mosmarrëveshje. Vlerësuam se do ishte shumë mirë për ata që kanë qenë më të afërtit. Serbia dhe Shqipëria nuk kanë qenë të afërta dhe kishim probleme të ndryshme, megjithatë vendosëm fokusin nga e ardhmja që t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh. Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh në kuptim të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon dhe qasjen drejt Europës. nuk jemi as torollakë as naivë që të mendojmë se dikush mund të punojë për vendet tona nëse nuk e bëjmë vetë këtë. Duhet të demonstrojmë se jemi të aftë dhe mund të vendosim për veten dhe të mos presim që dikush mund të në udhëzojë por se jemi të gatshëm të marrim në dorë fatin tonë dhe të punojmë për qytetarët tanë.
Propozimet tona u pranuan. Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa e të shohim drejt së ardhmes.

Nëse shkojmë në Novisad, Nish, Shkup e Durrës, mund të bëjmë diçka të madhe. Dje kemi zbatuar dhe një detyrë, ne do të përpiqemi dhe japim maksimumin tonë. Të ndërtojmë besimi ne ndërsjelltë, të kemi rezultat, nëse i bëjmë këto ne më 1 janar 2023 nuk do kemi kufij mes vendeve tona. Nga Beogradi do nisemi për në Tiranë dhe askush nuk do iu ndalë. Rrisim sigurinë e qytetarëve tanë. Kur futemi në një sistem të vetëm, do dimë se cilët janë kriminelët apo ata që merren me aktivitete ilegale”, tha Vuçiç.

10-41h- Forumi rajonal Ekonomik/ Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë

Kryeministri Zoran Zaev në fjalët e tij hyrëse në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tiranës përmban në vete katër liritë e BE-së. Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

”Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se ditën e sotme do të nënshkruhen disa memorandume.

Për ti realizuar këto liri ne do të nënshkruajmë disa memorandume. Më pak histori dhe më shumë ekonomi, kjo është synimi jonë”, tha Zaev.

Në fjalën e tij Zaev ka theksuar se në kuadër të bashkëpunimit do të rritet edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto i secilit prej vendeve dhe do t’i ofrojë ata më afër Bashkimit Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy