“Mosdekretimi i qeverisë”, Ruçi i përgjigjet flakë për flakë Metës: Do shkarkohesh si President!

“Mosdekretimi i qeverisë”, Ruçi i përgjigjet flakë për flakë Metës: Do shkarkohesh si President!

Gramoz Ruçi i është përgjigjur sulmit të Ilir Metës nga Cakrani i Fierit, ne nje takim elektoral, ku ka komentuar deklaraten e nje dite me pare te kreut te Kuvendit qe tha “E njoh mire une Gramoz Rucin, iku ne Greqi me fustan”.

“Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t’i bëjnë pis. Disa janë mësuar të rrinë si shushunjë në pushtet duke luajtur me njerëzit. Ilir Meta erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet. Socialistët e bënë Metën kryetar Kuvendi dhe president. Pa libreze pune PS e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet, 25 vjeç ministër. Pa mbushur 30 vjeç PS e bëri kryeministër, madje dy herë”, tha Gramoz Ruçi.

Teksa u ndal tek deklarata e Metës, ku ky i fundit paralajmëroi se nuk do t’i dekretonte zgjedhjet e 25 qershorit, Ruçi tha se po u ndoq kjo rrugë shantazhi nga kreu i ri i shtetit, ai do të shkarkohet. Mes të tjerash Ruçi pohoi se i pari që do e ndërmarrë këtë nisme do të jetë pikërisht ai.

"Një gjë është e sigurt që në 25 qershor me mandate të plota apo te cunguara LSI nuk do te jete ne koalicion me PS. Presionet dhe santazhet që bën me votat e socialisteve që e zgjodhën edhe president, që nuk do të dekretoj as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëj betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkel Kushtetuten, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do te jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci”, tha nga Fieri Ruçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy