
Reshjet intensive kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në zonën e Zhelizhanit, në Lushnjë. Qindra hektarë me pemë frutore dhe ullishte ndodhen prej muajsh nën ujë, pikërisht në kohën kur pemët ndodhen në fazën e çeljes së luleve, duke rrezikuar seriozisht prodhimin e këtij sezoni. Fermerët fajësojnë mungesën e pastrimit të kanaleve kulluese nga Bashkia e Lushnjës.



