Shkencëtarët shpjegojnë pse njerëzit votuan Trump-in dhe Brexit-in

Shkencëtarët shpjegojnë pse njerëzit votuan Trump-in dhe Brexit-in

Psikologët dhe studiuesit e politikës në universitetin e Kentit, Varshavës dhe Marilendit thonë se kanë një shpjegim të arsyetuar për votën pro kandidatit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe zgjedhjen e britanikëve për të dalë nga BE-ja.

Ata thonë se votuesit kanë më shumë gjasa të zgjedhin ideologjitë populiste kur ndihen të disavantazhuar.

Studimi i kryer prej tyre arriti në përfundimin se lëvizjet populiste forcohen nga ajo që njihet si narcizizmi kolektiv kombëtar, ose ndryshe besimi te madhështia e kombit, pavarësisht gabimeve.

Ata që janë ndier të paavantazhuar në shoqëri për një periudhë të gjatë kohe rezultoi se kishin më shumë gjasa të përjetonin ndjesinë e nacizizmit kolektiv, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Populizmi si identitet politik”.

Studiuesit thonë se liderët populistë si Donald Trump mund të krijojnë perspektiva kombëtare “mbrojtëse dhe shkatërruese”, duke përdorur narrativën e disavantazhit.

Dr. Aleksandra Cichocka, nga universiteti i Kentit, thotë se rezultatet mund të shpjegojnë pjesërisht pse populizmi lidhet shpesh me sjelljet paragjykuese. Studimi është kryer në SHBA, Britani dhe Poloni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy