Studiuesi Sazan Guri, bustin e Skënderbeut të ngritur në Itali, i cili shfaqet i tjetërsuar dhe i shkurtër, e sheh si tendencioz.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Guri thotë se nuk mundet që një njeri me energji kaq pozitive, të rrijë në një pamje të shëmtuar.
Për mua shqiptarët u ndanë në tre grupe të mëdha, shqiptarë shqiptarë, bio.
Një grup gjak prishur, mund të jenë kolonë serbë apo shteteve fqinj që kanë ardhur dhe lënë gjurmë, dhe një grup injorantë që 500 vjet sundimi otoman i la të tillë dhe vazhdon kjo injorancë akoma, grupi që nuk ka ditur akoma të ndryshojë.
Me një truk ngjan si figura e Kryeministrit. Jo më kot vajti e inauguroi bustin, i njëjti person që e quan kryeministrin Skënderbe. Është komplet tendencioze.
Gëzofi i dhelprës. Gjoja ujku ka qenë stemë e të parëve tanë. Mesazhi i fshehur që në një të ardhme të afërme që ky është pinjoll.
Skënderbeu ka qenë king. Nuk mundet që një njeri me energji kaq pozitive, të rrijë në një pamje të shëmtuar.
Ka patur portrete dhe figura të Skënderbeut dhe në kohën e tij autentike, nga njerëz që e kishin përjetuar paraqitjen e tij.
Sazan Guri tha ndër të tjera se karruseli në qendër të Tiranës, bëhet qëllimisht që të zhvlerësojë figurën e Skënderbeut dhe ta tregojë sa më të vogël dhe xhuxh.
Nga Skënderbeu deri te xhamia pamja duhet të jetë bosh, se ai është figura jonë qendrore dhe syri duhet të përqendrohet tek ai.
Nuk duhet të vihen as ato çadrat arabe që vihen në shesh. Skënderbeu është baraz shqiptari, baraz kombëtari.
Figurat që nuk e përfaqësojnë siç duhet Skënderbeu, duhet të zëvendësohen së pari në librat shkollorë.
Do kërkoj që tjetërsimi i figurës së Skënderbeut të shpallet vepër penale.
Sipas tij, është pak të thuash figurë e ndritur Skënderbeu, duke e cilësuar më shumë se strateg dhe diplomat.



