Hoti sot merr detyrën si kryeministër, Kurti bojtokon ceremoninë

Hoti sot merr detyrën si kryeministër, Kurti bojtokon ceremoninë

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i  vendit.

Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61 vota, Hoti i LDK-së do të shkojë sot në zyrë për të marrë edhe zyrtarisht detyrën e re.

Por, paraardhësi i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës te njeriu të cilin ai e kishte shkarkuar.

“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, porositi Kurti dje në një video-mesazh të fundit si kryeministër.

Kurti kishte shkarkuar Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars, pas mocionit të mos besimit, të iniciuar nga partia e Isa Mustafës, me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës për 51 ditë.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës te kryeministri i ri Avdullah Hoti mbahet në ora 9.00.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy