Reforma e Drejtësisë që në nisje të saj pesë vite më parë, ka qenë e gabuar dhe skema e përdorur bëri që sistemi të jetë në prag të kolapsit total.
Në këtë përfundim ka arritur kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për të cilin kriza në drejtësi pritet të zgjasë edhe për një dekadë.
Haxhia është kundër vetingut të avokatëve dhe pro atij të noterëve, ndërsa është i bindur se reforma duhet të vazhdojë dhe se politikanët kanë nisur të frikësohen.



