Firmat energjetike paralajmërojnë për krizë të paprecedentë likuiditeti në Evropë

Firmat energjetike paralajmërojnë për krizë të paprecedentë likuiditeti në Evropë

Sektori i energjisë elektrike po përballet me një "stuhi” çmimesh të larta të gazit, që po godasin kompanitë evropiane të energjisë në një kohë kur nevojiten më shumë se 100 miliardë euro investime çdo vit për të nxitur tranzicionin e gjelbër.

Çmimet e larta të gazit jo vetëm që po dëmtojnë fuqinë blerëse të familjeve, por gjithashtu po i vënë firmat e energjisë elektrike nën një "tension të paparë likuiditeti", tha për “Euroactiv” Kristian Ruby, sekretari i përgjithshëm i Eurelectric, shoqata e industrisë elektrike në BE.

“Rritja disa fish në çmim do të pasohet me një lumë kërkesash për likuiditet për të mbuluar kolateralin, dhe kjo nuk është diçka nga e cila mund të shpëtosh”, vijon Ruby. Ndërkaaq, ndodh ajo që quhet si “thirrje marzhi”, ku bien fondet në llogari nën kërkesën minimale të marzhit për një tregti, duke e detyruar kompaninë ta sigurojë atë me më shumë para.

Çmimet e energjisë elektrike në tregun me shumicë u rritën me 532% midis janarit 2021 dhe gushtit 2022 për shkak të rënies së furnizimeve me gaz, sipas Barometrit të Fuqisë Eurelectric.  “Dhe kjo po shkakton një rritje proporcionale të nevojës për kolateral," tha Ruby. Ai nuk pranoi të jepte një shifër duke thënë se bizneset në fjalë preferojnë t'i mbajnë ato numra konfidencialë. 

Por sipas Equinor, sasia e kapitalit të nevojshëm për të mbuluar këto tregti do të arrinte të paktën 1.5 trilion dollarë. Një tregues tjetër është sasia e likuiditetit në tregjet e ardhshme, e cila ka rënë me 40%, tha Ruby. “Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se këto kolaterale të mëdha po i trembin investitorët. Askush nuk ka kapacitetin të merret me këto kërkesa të mëdha kolaterali.”

Mungesa e likuiditetit nuk është vetëm një problem për firmat energjetike, ajo gjithashtu rrezikon të prishë tranzicionin e gjelbër të BE-së, i cili varet nga elektrifikimi i shpejtë në fushën e transportit dhe ngrohjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy