Sherr mes të rinjve në Korçë, 27-vjeçari përfundon në spital

Sherr mes të rinjve në Korçë, 27-vjeçari përfundon në spital

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri që ka përfshirë 3 persona të tjerë.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit, ndërsa një person ka mbetur i plagosur dhe ka përfunduar në spital.

I lënduari, një 27-vjeçar me iniciale E.B, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me një bashkëmoshatar me iniciale M.B, si edhe dy kushërinjtë e tij.

Për pasojë 27-vjeçari ka marrë plagë në kokë e trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy