Shërbimet celulare, Duro: Tregu kosto të larta teknologjike, institucionet ping-pong për përgjegjësit ndaj operatorëve

Shërbimet celulare, Duro: Tregu kosto të larta teknologjike, institucionet ping-pong për përgjegjësit ndaj operatorëve

Eksperti i Ekonomisë, Enton Duro në emisionin ‘MCN Economy’ duke folur për tregun e shërbimeve celulare u shpreh se blerja nga i njëjti operatorë hungarez të dy kompanive One dhe Albtelecom do të thotë se kemi të bëjmë me një situatë duopol.

Ai tha se duhet parë funksionimi i tyre dhe duhet të hetojnë për pozitat e tyre dominuese, ndërsa theksoi se fakti që do kemi dy operatorë ka shans për më shumë abuzime.

Është situatë duopol, do kemi dy operatorë. Është një treg që ka shfaqur problematika që pret zhvillime të mëtejshme që pret implementimin e 5G. Janë dy autoritete, konkurrenca që trajton konkurueshmërinë dhe si rezultat i tyre është ndërtuar dhe AKEP. Duhet parë nëse funksionojnë, dy institucionet duhet të hetojnë për pozitat dominuese. Fakti që do kemi dy operatorë ka shans për më shumë abuzime. Po të shohim historikun e Akep dhe autoritetit të konkurrencës ka marrëdhënie të ndërsjellët sa i përket këtij tregu dhe mesa duket historia ende vijon.

Më tej Duro deklaroi se autoritetet duhet të ndërhyjnë për mungesën e konkurrencës dhe se sipas tij pozitat dominuese duhet të gjykojnë kostot në treg. Ai tha se tregu ka kosto të larta teknologjike, dhe se duhet të jenë transparente, ndërsa shtoi se institucionet bëjnë ping-pong për përgjegjësit ndaj operatorëve dhe faji i mbetet mungesës së metodologjisë.

Ne jemi një vend i varfër që të investojmë në teknologji të avancuara duhet të paguajmë, po ridimensionojnë tregjet. Atje ku teknologjia po thellohet më shumë, tregjet po ndryshojnë. Duke afruar një gamë më të gjerë produktesh ti ofron më shumë produkte që sjellin përfitime më shumë për biznesin. Akep dhe autoriteti konkurrencës marrin rol të veçantë dhe abuzimet që mund të marrin. Akep dhe konkurrenca duhet të ndërhyjnë për mungesën e konkurrencës, një element specifik ishte mungesa e eksperiencës për të përcaktuar kostot të paktën tek Akep. Rasti është shumë specifik dhe kërkon vëmendje të veçantë. Pozitat dominuese duhet të gjykojnë kostot në treg. Problematika që ka ky treg janë kostot e larta teknologjike. Nëse kostot janë të larta marzhet e fitimit janë më të larta. Jemi më lartë se vendet e BE, duhet ta pranojmë. Cili është ky marzh ende nuk jemi të qartë, por duhet transparencë dhe gjykim më i mirë. Autoritetet që janë pozicionuar në pozitën e dy skajeve duket sikur i hedhin topin njeri-tjetrit dhe fajtori bëhet në këtë rast mungesa e metodologjisë. Dimë që tashmë operatori i ri që futet në treg nuk paragjykoj nëse do sjellë pozita dominuese, abuzuese, por do shohim në vite çfarë do sjell.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy