Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për “dhuratat” e nënkryetarit Mazniku nga “Fusha shpk” (VIDEO)

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për “dhuratat” e nënkryetarit Mazniku nga “Fusha shpk” (VIDEO)

Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me skandalin e faturave ku është përfshirë nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku,“-, thuhet në letrën zyrtare.

Arbër Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata. Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.

Ndërkohë po sot PD ka hedhur sërish akuza ndaj kompanisë 'Fusha' duke thënë se kjo kompani po merr tendera pa garë dhe në kundërshim me ligjin. Përmes zëdhënsës së saj Ina Zhupa, 'Fusha shpk' në mënyrë që të përfitojë këto tendera shfrytëzon marrëdhëniet që ka me n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Edhe disa ditë më parë PD-ja denoncoi se biznesmeni Fusha, që sipas selisë blu është përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës dhe që ka paguar dhomat luksoze të hotelit në Barcelonë për n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Më pas Zhupa ka deklaruar se 'Fusha Shpk' ka përfituar 49 tendera me një vlerë rreth 40 milion euro ku 34 prej tyre sipas PD janë dhënë pa garë. Ndër të tjera zëdhënsja kërkoi që Prokuroria të hetojë pasi deri më tani nuk ka bërë asnjë hetim për Maznikun dhe 'dhuratën' që i është bërë nga kompania ' Fusha'.

Në fund Zhupa ka deklaruar se edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hesht pasi është mësuar që të vjedh me oligarkët. Më pas ka shtuar se e vetmja zgjidhje për këtë sipas PD është largimi i Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy