Sarkozy dënohet me tre vjet burg, një me byzylyk elektronik

Sarkozy dënohet me tre vjet burg, një me byzylyk elektronik

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua me tre vjet burg për korrupsion ndaj një gjyqtari dhe ndikim.

Nga ky dënim dy vite burg iu pezulluan dhe për një tjetër mbetet në liri me kusht, duke mbajtur një byzylyk elektronik.

Gjykata e Kasacionit rrëzoi ankesën e avokatëve të ish-numrit një të Elysee kundër dënimit përfundimtar në Apel.

Ai i Sarkozy, tashmë 69-vjeçar, është një dënim i paprecedentë për një ish-kryetar shteti francez.

Pas një muaji, ish-presidenti duhet të dënohet me një vit kufizim lirie me byzylyk elektronik.

Drupal Ad

Por pas vetëm një muaj Sarkozy do të mbushë 70 vjeç dhe për këtë arsye do të mund të kërkojë që të mos e mbajë byzylykun elektronik.

Ish-presidenti u shpall fajtor se kishte lidhur një “pakt korrupsioni” me Gilbert Azibert, magjistrat i lartë në Gjykatën e Kasacionit, në vitin 2014, së bashku me avokatin e tij prej kohësh, Thierry Herzog, në mënyrë që ky i fundit t’i komunikonte informacione dhe përpjekje për të ndikuar te magjistratët në një apel të Sarkozy për një çështje tjetër.

Për operacionin, u përdor një telefon celular i regjistruar nga Paul Bismuth, ish-partner i avokatit Herzog. Pikërisht ky emër u përdor nga ish-presidenti për të folur me Azibert. 

Në këmbim, gjyqtarit iu premtua ndihmë drejt një pozicioni nderi në Principatën e Monakos. Tre të pandehurit e kanë mohuar gjithmonë përfshirjen, duke kujtuar se ndikimi nuk ka ndodhur për shkak se gjyqtari nuk ka marrë kurrë pozicionin e dëshiruar.

Rasti u zbulua nga hetuesit të cilët, dhjetë vjet më parë, po hetonin financimin e dyshuar të Libisë të fushatës presidenciale në 2007.

Avokatët e Sarkozy kanë bërë të ditur se ish-presidenti “përputhet logjikisht” me dënimin përfundimtar, por kanë paralajmëruar se do të paraqesin padi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy