Madonna dhe i dashuri i saj, Ahlamalik Williams, janë ndarë pas tre vitesh lidhje, raportoi të martën The UK Sun.
“Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes”, tha një burim për median.
"Ajo ka një orar të ngjeshur, duke punuar në biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe duke u kujdesur për familjen e saj."
Ish-çifti u nda në mënyrë miqësore, sipas burimit të brendshëm, por kishin kohë që ishin “ndezur e fikur”.

"Ata janë ende në marrëdhënie të mira, por ata janë në vende të ndryshme me jetën e tyre," shtoi burimi, duke vënë në dukje se Williams u shpërngul nga shtëpia e Madonës.
“Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre.”




