Osmani “liderja” e rajonit?/ Çollaku: Kosova, në epiqendër të vëmendjes së SHBA-së. Është konsultuar vazhdimisht për çështjet e Ballkanit (VIDEO)

Osmani “liderja” e rajonit?/ Çollaku: Kosova, në epiqendër të vëmendjes së SHBA-së. Është konsultuar vazhdimisht për çështjet e Ballkanit (VIDEO)

Bordi i Paqes në Davos ka nxjerrë në pah një afrimitet të dukshëm mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke e pozicionuar Kosovën si një urë të rëndësishme komunikimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rajonit.

Këshilltari për Politikë të Jashtme i presidentes Osmani, Kreshnik Çollaku në një komunikim për “MCN Live”, vlerësoi se Kosova është konsultuar vazhdimisht nga administrata amerikane për çështjet që lidhen me Ballkanin.

Kosova ndodhet tashmë në epiqendër të vëmendjes së SHBA-së dhe është pjesë e zhvillimeve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Fakti që Kosova është në epiqendër të vëmendjes së SHBA-së është i dukshëm. 

Ajo ndodhet në qendër të zhvillimeve më të mëdha ndërkombëtare dhe Bordi i Paqes në Davos është një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme të periudhës që po jetojmë.

 Kosova hyn qartësisht në këtë epiqendër. 

Çollaku theksoi gjithashtu se marrëdhënia mes presidentes Vjosa Osmani dhe administratës amerikane, përfshirë ish-presidentin Trump, është jashtëzakonisht e afërt dhe bashkëpunuese.

Afërsia është e paprecedentë, jo vetëm në historinë e Ballkanit, por do të thosha edhe në raport me liderët e Evropës Juglindore. Kjo po ndodh në momente kyçe. 

Tashmë nuk është sekret të thuhet që presidentja Osmani ka qenë e konsultuar vazhdimisht dhe një nga zërat referues për çështjet që prekin Ballkanin dhe Kosovën.

Ajo ka qenë një pikë referimi e vazhdueshme për politikën e jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në Evropën Juglindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy