Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë sërish se Uashingtoni do të mbrojnë Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.
I pyetur në një intervistë për CBS nëse trupat amerikane do të mbronin ishullin, Biden tha: "Po, nëse në fakt do të kishte një sulm të paprecedentë".
Uashingtoni ka mbajtur prej kohësh një qëndrim "paqartësie strategjike", se ai nuk angazhohet për të mbrojtur Tajvanin, por gjithashtu nuk e përjashton opsionin.
Tajvani është një ishull i vetëqeverisur në brigjet e Kinës lindore që Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.
SHBA-ja pranon se ka vetëm një qeveri kineze dhe ka lidhje formale me Pekinin dhe jo me Tajvanin.
Por ajo mban gjithashtu marrëdhënie të ngushta me Tajvanin dhe i shet armë sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, i cili thotë se SHBA duhet t'i sigurojë ishullit mjetet për t'u mbrojtur.



