Revoltohen fermerët në Greqi, hedhin produktet bujqësore në rrugë

Revoltohen fermerët në Greqi, hedhin produktet bujqësore në rrugë

Pavarësisht planit të masave të prezantuar nga qeveria greke këto ditë fermerët kanë vijuar revoltën e tyre duke hedhur produktet bujqësore në rrugë.

Sipas mediave vendase fermerët u revoltuan  gjatë një panairi bujqësor  të mbajtur në Selanik ku dhjetëra prej tyre mbërritën me autobus për t’iu bashkuar kolegëve që kishin ardhur me traktorë.

Fermerët kërkuan masa për përballimin e inflacionit dhe konkurrencën e pandershme në të kundërt ata u zotuan për përshkallëzim të protestës. Ndërkohë paketën e ndihmës të prezantuar nga kryeministri Kiriakos Mitsotakis ata e cilësuan si të papërfillshme për nevojat e tyre.

Miliona eurot që kryeministri thotë se po na jep për të ulur kostot e prodhimit janë të papërfillshme. Kryeministri po ashtu nuk tha asgjë për humbjen e të ardhurave nga Politika e Përbashkët Bujqësore e Bashkimit Evropian. Nëse ai  do që ne të qëndrojmë në Greqi dhe të mos emigrojmë, duhet të na zgjidhë problemet.

Ndërsa ftesës së kryeministrit Mitsotakis për një takim mes tyre ata iu përgjigjën duke thënë se gjeja e fundit që u intereson është kjo. Edhe pse fermerët premtuan se do ta mbyllin protestën për këtë javë dhe se do të heqin traktorët për zhbllokimin e rrugëve me shumë gjasa ata do të rikthehen të hënën për përshkallëzimin e protestës deri në bllokimin e autostradave.

Gjatë javëve të fundit protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytetet e tjera evropiane por pas prezantimit të paketave të ndihmës nga qeveritë respektive fermerët vendosën të tërhiqen nga tubimet dhe bllokimet e akseve kryesore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy