Starova: Kombëtarja është në vendin e parë me dinjitet, mund të bëjmë mirë edhe në Europian

Starova: Kombëtarja është në vendin e parë me dinjitet, mund të bëjmë mirë edhe në Europian

Sulejman Starova, foli për fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë, e cila na afron edhe më shumë me Europianin.

Starova deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Kombëtarja kuqezi është në vendin e parë me dinjitet, ndërsa shtoi se është momenti jonë dhe mund të bëjmë mirë edhe në Europianin e Gjermanisë.

Është një bum i futbollit shqiptar dhe i Kombëtares. Gjendja më e mirë për histroinë e futbollit shqiptar. Jemi në vendin e parë dhe jemi me dinjitet. Jemi skuadra më e fortë e grupit, më e bukur, më interesante, më me shpirt gare dhe me më shumë kualitet. Jemi një skuadër me shpirt gare të dallueshëm me kundërshtarët.

Shpirti i grupit, përkthehet me përgatitje fizike, me dëshirën për të bërë më të mirën për kombin. Një skuadër me poste të dubluara dhe mund të bëjmë edhe një ekip tjetër. Jemi të pathyeshëm në mbrojtje. Nuk gabojmë dhe nuk japim shans për kundërshtarin.

Në zotërim topi, kemi pasur klas. Kemi kundërsulm të shpejtë. Edhe sulmi ka klas, kur kundërshtari mbrohet. Kemi zgjidhje të cilat kundërshtarët nuk i kanë, si golat e Asanit, Asllanit apo Bajramit. Mund të bëjmë mirë edhe në Europian, sepse ky është momenti jonë. Janë këta lojtarë që po luajnë me dinjitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy