“Më gjej një taksi të mirë për një shokun tim”, përgjimet që zbuluan rrjetin e prostitucionit në Tiranë

“Më gjej një taksi të mirë për një shokun tim”, përgjimet që zbuluan rrjetin e prostitucionit në Tiranë

Njëzet e tetë persona janë dërguar për gjykim nga prokuroria për pjesëmarrjen në një rrjet prostitucioni që vepronte në Tiranë. Grupi e kishte shtrirë aktivitetin e tij në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku ofronin "shërbime seksuale", pagesa për të cilat varionte nga 50-200 euro. Për këto shërbime shfrytëzoheshin student, ndërsa në rrjet ishin përfshirë edhe një efektiv policie dhe taksist.

Efektivi i policisë rezulton se ka pasur një rol aktiv në këtë grup dhe dijeni për aktivitetin e paligjshëm që ushtrohej nga të njohurit e tij.

Sipas hetimeve, ai jo vetëm s’ka ndërhyrë për të ndaluar aktivitetin e paligjshëm, por ka qenë pjesë duke shmangur dhe kontrollet e policisë në taksinë që shërbente për të transportuar vajzat që shfrytëzoheshin në ambiente të ndryshme.

Nga përgjimet dëgjohet efektivi Elton Sh. teksa komunikon me taksistin Mariglen që ndalohet nga policia.

Përgjimet e plota:
I pandehuri Elton Shtrepi afrohet ne vendin e mesiperm pas telefonates se bere nga shtetasi Maringlen Ahmetaj, moment ky i provuar si nga pergjimi i numrit telefonik te shtetasit Maringlen Ahmetaj edhe nga kqyrja e tabulateve telefonike te bera numrave telefonike te dy te lartepermendurve.

Fragment nga ky pergjim:
Maringleni: -Toni, me kane kap keta te dyshit, ketu vella, tek “Roza” vella, vjen dot?

(Elton Shtrepi); Ja te marr makinen e po vi, prit ta marr.

-Maringleni. Shpejt o shpejt, jepi gaz o vlla.

- Eltoni: Po duro mo se erdha.

Nga verifikimet e patrullës së policisë së Komisariatit nr. 2, ka rezultuar se në mjet me te pandehurin Maringlen Ahmetaj ndodheshin te pandehurat xxxxxx

Eltoni- Ku je o lo…, ?

Maring; Ne shpi.

Eltoni; A ke dal sot?

Maring; Jo.

Eltoni; Po do nje shoku im, do nje taksi, o k…?

Maring; Taksi te mire?

Eltoni; Aaa..?

Maring: Taksi te mire?

Eltoni; Poo.

Maring; Po mo, te dale se do e gjejme, po ja ke bere çmimin…?

Eltoni; Aa.

Maring; Ja ke bere çmimin?

Eltoni; Po, po po.

Maring; Po mo vlla.

Eltoni: E se i kam dhene edhe numrin tend, une. Do te marri vete, eshte ai shoku, Navali qe ishim ate dite ne darke aty te xhepi.

Maring; Aha, ai eshte kot o burre….

Eltoni; Po jo mo, ç’ke ti, se mu me tha po o vlla, tani ca me te thone une.

Maring; Po ke, ti jap sot une, po mire e ke ti?

Eltoni; Nonen

Maring; Ka ik.

Eltoni: Ate qe ke ne shpi.

Maring; Ka….. ne pi….!

Eltoni; Xhiken !

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy