Kullat në Tiranë/ Mena: Nuk janë integruar në sistemin urban. Piperia: Shumica janë zyra. Demirxhiu: Çmimet nisin nga 4 mijë euro/m² (VIDEO)

Kullat në Tiranë/ Mena: Nuk janë integruar në sistemin urban. Piperia: Shumica janë zyra. Demirxhiu: Çmimet nisin nga 4 mijë euro/m² (VIDEO)

Ndërsa një pjesë e kullave në Tiranë kanë përfunduar ose janë drejt përfundimit, ekspertët e fushës ngrenë pikëpyetje mbi integrimin e tyre në qytet, destinacionin e përdorimit dhe ndikimin që kanë në tregun e pasurive të paluajtshme.

 

Të ftuar në emisionin "MCN Economy", kryetarja e Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mena, drejtori ekzekutiv i NAREA-s, Reinaldo Piperia, dhe eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, analizuan zhvillimin e ndërtimeve të larta në kryeqytet.

 

 

Kryetarja e Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mena, u shpreh se problemi nuk lidhet vetëm me tregun e pasurive të paluajtshme, por edhe me mungesën e planifikimit urban dhe të infrastrukturës.

 

Ndërtesat e larta janë tashmë një realitet.

 Pyetja nuk është vetëm nëse po integrohen në treg, por nëse po integrohen në sistemin urban. 

 

A janë ndërtuar sipas standardeve? A është analizuar sa njerëz do të jetojnë apo do të punojnë në këto godina dhe nëse infrastruktura ekzistuese e përballon këtë ngarkesë?. 

 

Mungon një studim urbanistik paraprak për ndërtimin e kullave.

 

Nuk kemi pasur planifikim të mjaftueshëm për rrjetin inxhinierik, parkimet, shërbimet dhe infrastrukturën që kërkojnë këto ndërtesa. Infrastruktura aktuale nuk ka kapacitetin për t'i përballuar. 

 

 

Drejtori ekzekutiv i NAREA-s, Reinaldo Piperia, tha se shumica e lejeve të ndërtimit janë dhënë për godina me përdorim multifunksional.

 

 

Nga inventari i lejeve të ndërtimit rezulton se shumica e kullave janë projektuar si ndërtesa multifunksionale, me zyra, hotele, ambiente tregtare, kazino dhe apartamente banimi. 

 

Një pjesë e tyre përdoren kryesisht për zyra. 

 

Tregu i zyrave moderne në Tiranë është ende në zhvillim dhe se çmimet e tyre janë dukshëm më të larta se ato të apartamenteve.

 

Në shumë raste, çmimet e zyrave janë 1.5 deri në 1.7 herë më të larta se çmimet e apartamenteve. 

 

 

 

Eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, deklaroi se kërkesa për zyra në kullat e reja mbetet e lartë, ndërsa çmimet në qendër të Tiranës vazhdojnë të rriten.

 

 

Çmimet e apartamenteve në kulla nisin nga 4 mijë euro për metër katror dhe në disa raste arrijnë shumë më lart, në varësi të pozicionit dhe karakteristikave të godinës.

 

 Për zyrat, çmimet janë edhe më të larta, ndërsa qiratë mund të arrijnë rreth 40 euro për metër katror në muaj. 

 

Transaksionet në një pjesë të kullave realizohen drejtpërdrejt nga kompanitë ndërtuese dhe se me shtimin e ndërtesave të larta pritet një profilizim më i madh i tyre si qendra biznesi.

 

Edhe sot gjejmë shumë zyra në pallate të ndërtuara për banim, por me zhvillimin e kullave pritet që aktivitetet e biznesit të përqendrohen gjithnjë e më shumë në këto godina. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy