Shkon në 41 numri i viktimave si pasojë e sulmit në një shkollë në Ugandë

Shkon në 41 numri i viktimave si pasojë e sulmit në një shkollë në Ugandë

Ka shkuar në 41 numri i viktimave si pasojë e një sulmi nga rebelët e armatosur në një shkollë në Ugandën perëndimore. Disa u goditën për vdekje me hanxhar ndërsa të tjerë vdiqën kur konvikteve të tyre iu vu zjarri. Rreth 20 anëtarë të grupit rebel të Forcave Aleate Demokratike (ADF) të lidhur me ISIS-in sulmuan shkollën e mesme Lhubirira të premten vonë, sipas ushtrisë së Ugandës. Shkolla ndodhet përgjatë kufirit të Ugandës me Kongon në qytetin e Kasese dhe arsimon fëmijë midis moshës 13 dhe 18 vjeç. Nga të vdekurit, 39 ishin studentë dhe dy ishin nga komuniteti lokal, thanë zyrtarët lokalë. Ushtria dyshon se mund të gjenden më shumë trupa të pajetë. Gjatë sulmit në shkollë ndodheshin 62 persona. “Lidershipi i UPDF (Forcat e Mbrojtjes Popullore të Ugandës) është në terren dhe janë vendosur për të mbrojtur vendin," tha zëdhënësi ushtarak Felix Kulayigye për CNN.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy