Mjeku epidemiolog Taulant Muka, i njohur si njeriu plagjiaturat dhe diplomat falso të politikës, thotë se titujt në Shqipëri janë bërë aq bajat sa që të vjen zor të thuash që jam profesor.
Në një rrëfim ndryshe për jetën e tij në emisionin “Zgjohu me MCN”, Muka deklaroi se kur shkoi në Holandë askush nuk i thërriste dikujt profesor, pavarësisht se ishte ikonë në shkencë, ndërsa nëse shkohet në universitetet shqiptare, sa vjen profesori të gjithë në rresht.
Ai zbuloi se emrin e ka marrë nga filmi “Taulanti kërkon një motër”.
Ime më përpara se të lindte kishte thënë se nëse do jetë djalë do ia vendos emrin Taulant. Unë isha me fat, gjeta dhe motrën më pas.
Është emër shqiptar, ndërsa jashtë ndihem dhe i veçantë se nuk e ka njeri emrin tonë.
Jam lindur në Çorovodë, Skrapar, ka qenë qytet shumë i zhurmshëm, jemi rritur duke luajtur me njeri tjetrin, ishim shumë të afërt, shkonim në lumë, gjithë beharin e kalonim atje si fëmijë dhe ka qenë një atmosferë shumë e këndshme.
Kishte stacione që i quanim pllakat apo pjesa qendrore e qytetit që gumëzhinte. Situata është ndryshe sot, por unë jam i lumtur për fëmijërinë, ishin njerëz social ndërvepronin.
Në vitin 1994 babi ka shkuar në Hungari për herë të parë dhe më bleu një biçikletë me tre rrota, e ndaja me shokët.
Në vijim ai tregoi se Mjekësia nuk ka qenë në planet e tij dhe se ka qenë brezi i parë i Maturës Shtetërore, ku asokohe fitoi nëntë degë, por zgjodha Mjekësinë pasi donte të bënte krenar prindërit.
Muka kujton se në atë kohë filloi presioni familjar dhe i thoshin të behej mjek, pasi ishte fëmija i parë nga familja që ka mundësi të bëhet mjek.
Në vijim kujton se si e gënjyen, i blinin kompjuter, celular dhe në këtë mënyrë përfundoi në mjekësi, por thotë se ka qenë zgjedhje e duhur, një vendim shumë i mirë, pasi ndërthur pjesën e mjekësisë me pjesën e informatikës dhe matematikës të cilat i kishte pasion.
Muka rrëfen se ka mbaruar Mjekësinë në Tiranë në vitin 2012 dhe më pas ka shkuar në Holandë për master dhe më tej ka bërë disa eksperienca në Harvard dhe Cambridge.
Në atë periudhë u ktheva në Shqipëri për pushime, në atë kohë isha në Zvicër. Jam person që nuk pushoj gjatë dhe në atë kohë kam folur për arsimin.
Gjatë pushimeve shoh disa personazhe në televizion, nxitem i kërkoj pjesën akademike dhe kështu filloi nxirr një plagjiaturë nxirr një tjetër dhe në këtë moment qeveria nuk e përballonte dot këtë skandal dhe posti i zv.ministrit të Arsimit mu dha për të mbyllur gojën.
Nuk e dija gjë që u emërova zv.ministër e lexova në lajme. Më merr Beti Njuma se do shkoja të emisioni i saj për të denoncuar plagjiatura të tjera dhe më thotë po ne ishim bashkë dhe nuk më the gjë.
Edhe kur isha zv.ministër nuk u ndala nga denoncimet e mia. Më jepnin letra nga ministria për ti lexuar por ju thashë më vjen keq, unë nuk jam këtu për të lexuar letra.
Në momentin që kuptova që ishte thjesht një lojë, unë dola se nuk isha thjesht për një karrige.
Kam investuar te vetja ime dhe te formimi im dhe në çdo moment mund të jetoj pa ndihmën e shtetit. Kur flas me fakte është emri im, fytyra ime, nuk flas me anonime.
Kur isha student mjekësie një gazetar më vjen te “21 Dhjetori” me pistoletë në brez dhe më kërcënon që të ndalem. I thashë vazhdo unë nuk ndalem.
Pas 4-5 vitesh rastisin bashkë dhe i thotë tim ati “unë i nxora pistoletën dhe djali yt nuk u zmbraps”. Me këtë dua të tregoj se unë nuk jam person që tërhiqem kollaj.
Shiko ministri Drejtësisë, Ulsi Manja është me palgjiaturë. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastariliu me plagjiaturë.
Në djepin e dijes që është ministria e Arsimit a mund të jetë një person që është kapur me kopje, por ka marrë numrat e qyteteve të shteteve të tjera dhe i ka vendosur si numra shqiptarë.
Mos të harrojmë një gjë, ajo ishte ministre e Shëndetësisë dhe gjatë Covidit Shqipëria ka numrin më të madh të viktimave në rajon dhe Europë, shikoni si është situata e mjekëve sot ne marrim dhe e emërojmë ministrja e Arsimit.
Aty flenë dosjet më të mëdha të mashtrimit në lidhje me edukimin e njerëzve që kanë qenë kriminelë dhe janë bërë me diploma dhe doktoraturë.
Ish-ministrja që është kryetare e parlamentit, me mesatare të tillë. Zoti Basha që është rast unik. Të gjithë thonë kanë qenë ekselent.
Basha nuk ka bërë doktoraturë pretendon se ka një master në Holandë, por ka marrë një diplomë 1-vjeçare pas 6 vitesh dhe kjo ka ndodh në 1999.
Deri në 2004 ka punuar në Kosovë. Në 2004-2005 ka bërë fushatën në Tiranë. Në 2005 rezulton me master në Holandë dhe ti pyet si është e mundur ta bësh masterin kur je këtej?
Por që të bësh masterin, duhet të kesh Bachelor që ai nuk e ka. Zoti Basha meqenëse kërkon veting, a fillojmë me ju me vetingun arsimor, që të jemi të qartë me diplomat.
Si nuk e përmendi njeri plagjiaturat e Taulant Balla? Vetëm Rama përmendte plagjiaturat e Monika Kryemadhit.
Ajo që ka ndodhur në Shqipëri, është se marrin persona që kanë mbaruar jashtë dhe i bëjnë profesor.



