I ftuar në studion e lajmeve në Tema Tv, gazetari Mentor Kikia deklaroi se sjellja e Ilir Metës ditën e sotme ka qenë e nxituar.
"Meta duhet të jetë më i përmbajtur, pasi ai nuk duhet të zhvishet nga kostumi i presidentit të vendit. Deklaratat e Metës kanë qenë të nxituara për mos të thën të ekzagjëruarar, pasi situata e procesit të votimit ka qenë në përgjithësi e qetë", tha Kikia.
Gjatë intervistës së tij Kikia deklaroi se në këto zgjedhje duhet të vendoset një standart i ri pasi procesi i numërimit të votave duhet të jetë sa më i shpejtë dhe mos të zgjasui me javë të tëra.
Zgjedhjet tha Kikia do të jenë më të mirat por do të vendosin edhe një standart të ri.
Ndërsa për pjesmarrjen në zgjedhje ai u shpreh se ajo nuk do të arrijnë 40-50%, dhe kjo nuk eshte surpizë pasi shumë votues edhe pse janë të regjistruar në lisat ata ndodhen jashtë vendit.



