
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se policia është mbrapa me hetimin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi dhe se do të ketë presion nga shteti italian apo ambasada për gjetjen e autorëve.
Sipas Bregut, autorët mund të kenë lënë gjurmë në atë terren.
Nuk kuptoj si mund të ndodhë ngjarje e tillë dhe policia të jetë shumë mbrapa në hetimin e kësaj ngjarjeje. Mund të gjesh prova të krimit në vendin e ngjarjes, mund të gjesh mënyra të tjera për ta zbardhur, duke qenë se kemi të bëjmë me një biznesmen të huaj.
Do na kërkohet llogari nga shteti italian dhe ambasada. Do të bëhet presion i madh për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Mund ta kuptoj faktin që ata janë shpërndarë nëpër pyll në atë moment, se nuk është e lehtë të gjendesh në breshërinë e një kallashnikovi, mund ta humbësh arsyen për një moment. Ora ka qenë e vonë. Nuk ka pasur ndriçim. Mund ta marr si të mirëqenë faktin që mundet të ketë dalë dikush me armë, ashtu siç është versioni i dëshmitarëve në vendngjarje, dhe versionin që ka policia tani.
Pra dikush i ka dalë para ka qëlluar dhe është larguar. Ka qëlluar fillimisht gomat dhe pastaj karrocerinë. Nuk dal në përfundimin e atentatin e mirëfilltë se ai ka goditur një person që në fillim ka marrë goditje fizike dhe pastaj me armë. Dhe të jetë bërë nga personat që e shoqëronin dhe të mos kenë lënë gjurmë, më ndjell dyshim.
I ka resurset policia që të kishte gjetje të autorit. Është zonë e thepisur që mund të ketë lënë gjurmë. Aty nuk ka kamera për një segment të gjatë se është zonë pothuajse e harruar, flasim për një ndër zonat më pak të populluara ku në një moment 4 veta që kanë dalë për gjueti, një bari në orën 12:30 dhe roli i tij është i dyshimtë dhe një vrasës.
Sesi vrasësi do të dilte në atë pikë më duket e çuditshme se është vonë. Ose kemi të bëjmë me ngjarje që nuk ka lidhje me paramendim. Duhet të ketë qenë, kjo është aludim. Është zonë ku ka të mbjella me kanabis, zakonisht makina i është dukur ose si makinë policie, ose ndonjë inspektori ose pastaj i është dukur si makinë e personave që do ia shkatërronin të mbjellat.



