
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, thotë se PD është në proces rinovimi të vazhdueshëm. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN Tv, Basha tha se përzgjedhja e kandidatëve ishte një risi në Shqipëri.
“Rreziku që të përmendësh, disa është të harrosh ca të tjerë. Kemi shkencëtarë, mjekë, artistë, pedagogë, profesionistë, sipërmarrës. Nëse merrem me emra, hajde marrim listën. Procesi i rinovimit të PD është i përhershëm. Unë besoj fort te qarkullimi i elitave. Mendoj se punët e partive nuk janë punë të brendshme, por punë të publikut. Ajo që kemi bërë është për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan, është një proces transparent i përzgjedhjes së figurave që na përfaqësojnë”,tha ai.



