SPAK-u ka nisur procedimin penal për çështjen e “Bankers Petroleum”. Duke folur mbi këtë çështje në Mcn Live ish-prokurori Ervin Karanxha theksoi se kjo çështje është më e rëndë se organizatat kriminale që kanë vrarë, sepse “Bankers” ka vrarë gjithë popullin shqiptar. Ish-prokurori vë në dukje se çështja ka shumë xhepa dhe mund të duhet një grup hetimor.
“SPAK-u ka vendosur pranimin e çështjes. Anita Jella është prokurore me eksperiencë, mendoj që do ta hetojë këtë çështje. Çështja është e vështirë, ka nevojë për grup hetimor, sepse ka shumë xhepa. Është çështje më e rëndë se organizatat kriminale që kanë vrarë, sepse këta kanë vrarë gjithë popullin shqiptar, kanë ndotur zonën.
Xhepat janë duke filluar nga falja e borxheve, konsulencat pa lidhje, veshjet e naftëtarëve që janë marrë me dyfish apo trefish çmimi, fryrja e pagave, që kanë pakësuar fitimet e shtetit. Kjo është sot është çështja më e rëndësishme e SPAK-ut. Uroj të jetë grup serioz dhe të mbledhë provat, ku çdo person të përgjigjet për atë që ka bërë, jo në bazë supozimi.
Derisa ka regjistruar këtë procedim penal dhe veprat, kemi një hetim që është marrë seriozisht. Të gjitha veprat e regjistruara do hetohen. Duhet të kthehen paratë pasuria e grabitur dhe të ndalohet vjedhja. Janë tharë edhe puse nafte duke u shfrytëzuar në mënyrë kafshërore”.



