Personi që shikoni në fotografi është 28-vjeçari Novruz Cenalia, efektivi i policisë prej tre vitesh, i cili u ekzekutua mesditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit.
Viktima dyshohet të jetë ekzekutuar teksa po shkonte për të marrë shërbimin pasi prej dy vitesh ishte pjesë e repartit "Shqiponja", ndërkohë që ishte i veshur me uniformë, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë lidhje me motive gjakmarrje.
MCN mëson se babai i të ndjerit me origjinë nga Hasi, ishte përfshirë vite më parë në një ngjarje të rëndë, ku në Has ka vrarë Sali Harullën.
Ndërkohë i dyshuari për ngjarjen i shpallur në kërkim është Azgan Mernica.
Familja e policit të vrarë ishte shpërngulur prej disa vitesh në Fier ku dhe jetonin, ndoshta për t’iu shmangur një hakmarrje të mundshme.
Nga të dhënat paraprake raportohet se autori i krimit pas ekzekutimit të të ndjerit u largua me një automjet ngjyrë blu.
Sakaq në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.



