Vrasja e Klodian Hysës në Itali, ja çfarë mendojnë ata që u solidarizuan me karabinierin

Vrasja e Klodian Hysës në Itali, ja çfarë mendojnë ata që u solidarizuan me karabinierin

Një 35-vjeçar shqiptar u vra pasditen e 24 shkurtit në Itali, gjatë një aksioni të policisë italiane për ta kapur pas një vjedhjeje. Klodian Hysa udhëtonte me një makinë tip “Fiat Bravo” me të cilën ka tentuar të shtypë një karabinier, i cili ka qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur në kokë. Hysa ndërroi jetë në spital dy ditë më vonë. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se pas disa ditësh pezullimi, oficeri i policisë është kthyer sërish në punë. Ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë, në zonën e Monte San Giusto-s, ku ndodhi ngjarja, është ngritur një komitet që po mbledh fonde për të paguar shpenzimet gjyqësore të karabinierit nëse është e nevojshme.

Giuseppe Sardini, kreu i këtij komiteti, thotë se mijëra njerëz janë të gatshëm të kontribuojnë, por mbledhja e fondeve nuk do të nisë pa u vendosur nëse karabinieri do të ndiqet penalisht apo jo. Ndërsa në lidhje me mundësinë e krijimit të një klime racizmi ndaj shqiptarëve nisur nga ky rast, Sardini thotë se nuk ka arsye për këtë.

“Le të flasim me fakte. Në Monte San Giusto ka një prezencë të madhe të komunitetit shqiptar. Kanë familjet e tyre, paguajnë taksat, kanë fëmijë të diplomuar. Punojnë në çdo sector, që nga restorantet deri në sektorin e ndërtimit. Por mbi të gjitha janë të integruar në mënyrë të përsosur. Nuk kemi pasur kurrë probleme me ta, janë njerëz të shkëlqyer. Nuk ka lidhje prejardhja gjeografike. Hajduti që vdiq mund të kishte qenë edhe italian. Problem është frika dhe frustrimi që vjen nga vjedhjet dhe apisdoet e dhunës në rritje në rastet e vjedhjeve në banesa”, thotë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy